Si të pastrojmë ekranin e një televizori plazma
Pastrimi i ekranit te një televizori plazma mund te behet me dy mënyra. Njëra realizohet me sapun te zakonshëm për pjata dhe mënyra e dyte është duke përdorur fshesën e korrentit.
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Veç pluhurit, ne ekranin e televizorit nuk mungojnë edhe shenjat e gishtërinjve, aq me shume kur ne shtëpi kemi edhe fëmijë te vegjël. Gjithsesi, fillojmë me radhe shpjegimin e hapave për te pasur një pastrim sa me te mire.
Pastrimi me sapun te zakonshëm pjatash
1. Se pari këshillohet qe te lexohet manuali i përdorimit ku gjen edhe shpjegime ne lidhje me pastrimin dhe produktet qe mund te përdoren për këtë qellim.
2. Shuani fillimisht televizorin. Kjo është e nevojshme por jo e domosdoshme, veçanërisht kur kryejmë sprucim te ekranit. 
3. Përdor për pastrim coha te buta dhe qe nuk lenë gjurme gjatë kalimit mbi ekran. Mos përdorni materiale qe kane ne përbërje celuloze, sikurse letrat thithëse, atë higjienike dhe te tjera te ngjashme. Mund te gërvishtin ekranin. Kujdes, ka disa marka qe këshillojnë te mos përdoren likuide për pastrim pasi e dëmtojnë. Verifikojeni këtë gjë paraprakisht për televizorin tuaj.
4. Ne ato ekrane qe lejohet, përdorni  vetëm pak detergjent te cilën paraprakisht e spruconi mbi cohe. Kjo e fundit nuk duhet te jete e lagur, por e njome. Mos përdorni për pastrim alkoolin apo amoniakun. Janë korrozive për këto ekrane. Pasi kemi përdorur cohën e njome, dorën e dyte e kemi me një cohë te thate.
 



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: k.s
ikub #:
1612210181









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet