Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të përgatisni një sallatë me spinaq dhe arra që lufton Alzheimerin?
 
Shperndaje
ikub#: 1612220152
Alzheimeri konsiderohet si forma më e zakonshme e demencës, një term i përgjithshëm që i referohet humbjes së kujtesës. Kjo sëmundje zakonisht numëron 60-80% të rasteve të demencës.

Alzheimeri përfshin probleme me gjykimin, memorien dhe të menduarit. Me avancimin e fazave të Alzhaimerit demenca dhe humbja e memories do të përparojnë. Simptomat mund të trajtohen me medikamente, por nuk ekziston një kurë për këtë sëmundje.

Megjithatë, disa studime kanë treguar se disa ushqime mund të ulin riskun e sëmundjes me të paktën 40%. Dieta përfshin ushqime  të pasura në perime me gjethe jeshile si lakra kale dhe spinaqi, folatet, acidet yndyrore omega-3 dhe vitamina E, e cila mund të gjendet në lajthi dhe bajame. Sekreti gjendet jo vetëm në ngrënien e këtyre ushqimeve, por edhe në konsumimin e tyre së bashku. Fillestarët mund të provojnë recetën e sallatës më poshtë:

 

Përbërësit:

6 kupa gjethe spinaqi të vogla

600 gram mandarina e portokalle të cilave u keni hequr cipen

1/3 kupe arra

Për salcën:

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mustardë Dijon

1 lugë çaji jogurt  grek

¼ kupe lëng portokalli

kripë

piper

 

Udhëzime:

1. Vendosni spinaqin në pjatë. Më pas vendosni arrat dhe mandarinat e portokallet.

2. Më pas përzieni përbërësit e tjerë në një tas të vogël. Hidhjani sipër sallatës dhe shërbejeni.

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ALZHEIMER DEMENCA SEMUNDJA SPINAQI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved