Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të qetësoni nervat në më pak së 5 minuta
 
Shperndaje
ikub#: 1612230042
5 truke të thjeshta për të larguar stresin dhe tensionimin nervor.
Stresi është pjesë e jetës dhe i shoqëron njerëzit në çdo hap që ato hedhin. Përpara një prezantimi, një interviste, arritjen e objektivave të ndryshme, një diskutimi etj. niveli i ankthit, stresit dhe tensioni rritet duke bërë që shpesh të përfundoni edhe shumë të nevrikosur dhe acaruar.
 
Megjithatë ka disa zgjidhje nëse nervat tuaja nuk mbajnë më.
 
1-Mësoni një teknik frymëmarrje qetësuese.
 
Praktikoni qëndrimin ulur të jogës dhe filloni të merrni frymë thellë, ndërsa trupin mbajeni drejtë. Kjo teknikë frymëmarrje do të zgjasë 3 minuta dhe do të shihni se emocionet tuaja negative që qëndronin brenda do të jenë zhdukur.
 
2-Pini çaj jeshil.
 
Ky çaj përmban disa aminoacide që shërbejnë për çlirimin e stresit dhe ankthit.
 
3-Numëroni mbrapsht.
 
Mund t'ju duket si një mënyrë qesharake, por kur truri urdhërohet për të bërë diçka çliron stresin dhe tensionin duke u përqendruar në atë që do të bëhet.
 
4-Dëgjoni muzikë. 
 
Vendosni këngën tuaj të pëlqyer, vendosni kufjet dhe shijoni muzikën, Stresi do të jetë zhdukur që në sekondat e para.
 
5-Inkurajoni veten dhe nxisni vetëm ndjenja pozitive. 
 
Shikohuni përpara pasqyrës dhe thojini vetes "ti mund të arrish çdo gjë".
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANKTHI CLIRIMI NERVAT QETESIMI STRESI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved