Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të bëni një gërshet mbrapsht për të qënë unike
 
Shperndaje
ikub#: 1612240027
Ky model është paksa më i vështirë se një gërshet normal, mirëpo ja si ta zotëroni plotësisht këtë teknikë.
Gërsheti i krijuar mbrapsht është unik, i bukur dhe plot stil. Ai mund të mbahet shumë bukur në përditshmëri, festa dhe mbrëmje elegante. Kim Kardashian e bëri këtë model shumë në modë falë dy gërshetave të saj mbrapsht.
 
Ja si ta realizoni atë lehtësishtë.
 
Hapi 1: Krihini flokët dhe mundohuni ti keni ato sa më drejtë. Më pas filloni ti jepni pak volum rrënjëve të flokut.
 
Hapi 2: Kapni një seksion flokësh në fillim dhe më pas ndajeni atë në 3 seksione të barabartë.
 
Hapi 3: Filloni të bëni një gërshet por në anën e kundërt. Pra seksionet e flokeve kalojini nga poshtë dhe jo nga lartë si në rastin e gërshetit normal. Kjo do të kërkojë pak praktikë në mënyrë që ta bëni shpejtë.
 
Hapi 4: Fiksojeni gërshetin në fund me një llasik dhe më pas lirojeni atë pak me duar në mënyrë që të duket sa më volumizon dhe bukur. Hidhni pak llak flokësh për ta fiksuar modelin gjatë gjithë ditën dhe jeni gati.
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: FLOKET GERSHET MBRAPSHT TEKNIKA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved