Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Si të bëni një llak natyral për flokët?
 
Shperndaje
ikub#: 1612280133
Përgatitja e spray-t tuaj natyral është e lehtë përderisa pjesa më e madhe e ingredientëve që ju duhet mund të gjenden në kuzhinën e shtëpisë suaj.

Për të përgatitur një llak natyral flokësh ju duhen gjysmë gote ujë, dy lugë çaji sheqer si dhe pak alkool. Alkooli është opsional, por nëse vendosni ta përdorni, rekomandohet isopropyl 91%.

Fillimisht zieni gjysmë gote uji në një tenxhere. Pasi të ziejë, hiqeni mënjanë, shtoni sheqerin dhe përziejeni ngadalë. Miksoni mirë lëngun derisa të tretet plotësisht sheqeri. Lëreni të ftohet për disa minuta derisa të bëhet i ngrohtë. Nëse do të përdorni alkool, shtojeni në këtë fazë. Lëreni përbërjen të ftohet para se ta hidhni në një shishe spray. Ja disa këshilla që duhet të mbani mend.

 

-Spërkatësi duhet të ketë një rrjedhje shumë fine në mënyrë që të mos derdhë shumë nga përbërja.

-Stiloni flokët sipas dëshirës. Mund të spërkasni pak spray edhe pak para se të filloni stilimin. Mos harroni që ky llak është ujë. Nëse e aplikoni pa tharje, ai vetëm do të duket i lagur.

-Fortësia e këtij llaku të krijuar vetë varet nga sasia e sheqerit që përmban.  Një lugë çaji do të ishte mjaftueshëm. Tre lugë çaj do ta bëjnë shumë të fortë.

-Nëse do të përdorni piaster, aplikoni një shtresë llaku, prisni të thahet dhe më pas aplikoni piasterën. Mos spërkasni shumë. Në flokët tuaj mund të krijohen copëza të bardha, ashtu si nga llaku i zakonshëm.

-Alkooli bën që llaku të zgjasë më shumë nëse ruhet. Ai gjithashtu ndihmon me konsistencën në rast të bllokimit të kokës së shishes. Ai nuk ndikon në fortësinë e llakut.

-Nëse llaku fillon të duket i shkumëzuar pas disa javësh, hidheni atë. Kjo ndodh kur spray është shumë i nxehtë për shkak të shtimit të alkoolit.

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KUZHINA NATYRAL PERBERES SPRAJ

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved