Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
10 përdorime alternative të majonezës
 
Shperndaje
ikub#: 1701050120
Majoneza është një salcë popullore për shumë gatime sepse shija e saj e ëmbël dhe e athët në të njëjtën kohë, u përshtatet shumë ushqimeve.

Por a e dinit që majoneza gjen edhe përdorime të tjera përveç se shtohet në sanduiç dhe sallata? Nga përdorimet e saj në bukuri, deri tek pastrimi i objekteve shtëpiake, majoneza mund të jetë shumë efektive. Ja disa përdorime alternative të kësaj salce.

 

1. Maskë flokësh. Majoneza është e shkëlqyer për flokët tuaj për shkak të nutrientëve që vijnë nga veza, e cila është përbërësi kryesor i saj. Vezët janë të pasura me lecithin e cila inkurajon rritjen e flokut ndërsa acidet e uthullës pastrojnë skalpin duke larguar zbokthin. Lëreni majonezën për 30 minuta në flokët tuaj dhe lajini mirë.

2. Zbutës për thonjtë dhe kutikulat. Para se të filloni rutinën e pastrimit të thonjve, zhysni majat e gishtave në majonezë dhe lërini për 5 minuta. Ajo do të zbusë kutikulat duke e bër pastrimin më të lehtë.

 

3. Largon shkarravinat nga muri. Nëse fëmijët tuaj kanë shkarravitur muret, thjesht aplikoni majonezë në to dhe lëreni për 10 minuta. Më pas pastrojeni atë. Kjo metodë vlen edhe për të fshirë njollat e bojës nga sipërfaqet e buta. Edhe nëse lëkura juaj është njollosur me bojë, majoneza është alternativë më e mirë se holluesi i bojës i cili mund të rezultojë i ashpër në lëkurë.

4. Trajtim për parazitët në kokë. Majoneza është një mënyrë natyrale për të trajtuar parazitët e kokës. Acidet prezente në uthull vrasin morrat të cilët kanë pushtuar kokën tuaj. Aplikoni majonezë në kokë, mbulojeni me një qese dushi dhe lëreni për 15 minuta. Më pas lajeni. Krihni flokët me një krehër të imët për të larguar parazitët dhe vezët e tyre. Përsëriteni çdo ditë për një javë.

5. Për t’u dhënë shkëlqim objekteve prej argjendi. Nëse servilet dhe bizhuteritë tuaja prej argjendi humbasin shkëlqimin e tyre për shkak të përdorimit, lagështirës dhe kohës, ju mund t’ua riktheni atë atyre me anë të majonezës.  Acidet prezente në uthull  dhe limon ndihmojnë në luftimin e kimikateve që nxijnë objektet. Lyejini ato me majonezë dhe pastaj pastrojini me një leckë.

 

6. Zbut lëkurën e thatë. Vaji i pranishëm tek majoneza ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të butë ndërsa uthulla parandalon petëzimin e lëkurës. Thjesht aplikoni majonezë në zonat më të thata, lëreni për 5 minuta, pastaj pastrojeni majonezën me një pecetë.

7. Pastron tastet e pianos.  Nëse mendoni se tastet e pianos suaj të vjetër duken të pistë dhe kanë mbledhur pluhur, është koha të risillni në jetë këtë instrument muzikor nëpërmjet majonezës. Aplikoni produktin në taste dhe fërkojini për të hequr papastërtitë dhe për t’i rikthyer pianos shkëlqimin e mëparshëm.

 

8. Heq unazat e ngecura. Nëse unaza ju ka ngecur në gisht dhe nuk e hiqni dot, lyejeni atë me pak majonezë dhe unaza do të rrëshqasë menjëherë.

 

9. U jep shkëlqim bimëve. Nëse gjethet e luleve tuaja duken pa jetë, thjesht fërkojini me pak majonezë për t’i bërë të duken të bukura dhe të freskëta.



Ventouris
ventouris


Shfleto artikuj te tjere per: MAJONEZ PERDORIM SALCE SHTEPI

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved