8 rituale të njerëzve të lumtur. Si të jemi si ata?
Ka shumë gjëra të vogla dhe praktike në jetën tonë të përditshme, të cilat secili prej nesh mund t’i përfshijë në jetën e përditshme për t’u ndier më i lumtur.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Këto 8 rituale do t’ju bëjnë të ndiheni më të lumtur, më të gëzuar dhe do t’ju ndihmojnë të përballeni më mirë me vështirësitë.
 
 
1. Gjithmonë janë miqësorë dhe mirënjohës. Njerëzit e lumtur nuk duan t’ja dinë se si dukeni ju apo ku keni lindur. Ata kanë nevojë për shoqërinë e dikujt i cili i bën të ndihen të lumtur dhe i bën për të qeshur. Gjithashtu ata e njohin fuqinë pozitive e të qenit mirënjohës ndaj të gjithë këtyre personave që i bëjnë këto.
 
 
2. Në çdo situatë kërkojnë atë që është pozitive. Ka gjithmonë diçka pozitive në çdo gjë që ndodh, edhe në gjërat negative madje. Kujtoni që edhe gjërat e këqija që ndodhin ju japin shansit të mësoni nga eksperiencat.
 
 
3. që jo çdo gjë në botë është perfekte. Njerëzit e lumtur dinë si ta kenë nën kontroll dëshirën e tyre për perfeksion, edhe pse e dinë që ai nuk është diçka e garantuar. Ata nuk e ndëshkojnë veten e tyre nëse jo çdo gjë shkon ekzaktësisht siç duan ata.
Në vend të kësaj, ata janë krenarë për arritjet e tyre.
 
 
4. Buzëqeshin gjithmonë dhe janë pozitivë. Dihet që gjendja jonë dhe perspektivat tona influencohen shumë nga personat me të cilët kalojmë kohë më tepër. Kështu që nëse të gjithë bëjmë një përpjekje të buzëqeshim sa më shumë të mundemi, atëherë secili nga ne do të kishte një pikëpamje më optimiste për jetën. 
 
 
5. Japin kontributin në botën që i rrethon. Një nga mënyrat më efektive për t’u ndier të lumtur është të ndryshoni botën rreth jush. Dhe kjo mund të arrihet duke bërë gjëra të thjeshta si të ndihmojmë dikë në nevojë, të bëjmë një kompliment, ose t’i buzëqeshim një të huaji.
 
 
6. Jetojnë të tashmen. Njerëzit e lumtur nuk presin asgjë, as të premten mbrëma, as makinën e re, apo ndryshimin e stinëve. Gabimi më i madh që bëjmë është që mendojmë se jetojmë ndërkohë që presim të jetojmë.
 
 
7. Vazhdojnë të mësojnë. Njerëzit e lumtur janë kuriozë rreth botës që i rrethon. Gjithmonë kanë diçka për t’u zbuluar dhe kjo u jep energji, ka efekte pozitive në gjendjen shpirtërore dhe i jep ditës kuptim.
 
 
8. Nuk shqetësohen se ç’mendojnë të tjerët për ta. Njerëzit e lumtur nuk i lejojnë personat me humor të keq ose këndvështrime negative të kenë një impakt në mënyrën si ata ndihen. Çfarë do që t’ju thonë lëreni të rrjedhë si uji që lë pas rosaku në liqen.
 

 

Niveli i vështirësisë
I Veshtire



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: o.zh
ikub #:
1701110153









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet