Digicom
Digicom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
5 gabimet më të zakonshme që bëni kur piqni në furrë
 
Shperndaje
ikub#: 1703100025
Zbatoni këto këshilla për tu bërë eksperte në gatim.
Mund t'ju ketë ndodhur që në vend që ta piqni tavën të ketë përfunduar duke u djegur apo keku të mos jetë fryrë fare. Furra ka sekrete e saj që shefat e kuzhinës në botë i zbatojnë me përpikmëri.
 
Zbuloni 5 gabimet që bëni me furrën dhe rregullojini ato në mënyrë që gatimet tuaja të jenë të shijshme.
 
1-Nuk i kushtoni vëmendje temperaturës së furrës.
 
Temperatura ka shumë rëndësi të jetë e duhura sidomos nëse piqni tava që kanë në përbërjen e tyre produkte si vezë, gjalpë ose qumësht. Gjithashtu edhe përbërësit e gatimit sigurohuni që të jenë në  temperaturë dhome dhe jo njëra e ftohtë nga frigoriferi dhe tjetra e nxehtë.
 
2-I hidhni masat me sy.
 
Ju mendoni se shefat e kuzhinës nuk kanë aq eksperiencë sa ti hedhin masat e përbërësve me sy? Në fakt ato nuk e bëjnë kurrë një gabim të tillë. Gatimi është një bashkim i shkencës dhe artit. Prandaj kur keni masa të qarta se sa duhet hedhur duhet ti zbatoni me përpikmëri.
 
3-Ju kaloni disa hapa të gatimit pa i zbatuar.
 
P.sh. fakti kur thuhet se mielli duhet situr, apo një produkt duhet marinuar për kaq orë duhen zbatuar me kujdes edhe pse juve mund t'ju duken pa rëndësi.
4-E veni tavën në furrë dhe nuk shkoni ta shikoni kurrë.
 
Pasi keni përfunduar dhe vendosni tavën në furrë ju harroni të shkoni ta shikoni atë deri sa ju vjen erë e djegur. Gjithashtu edhe gjatë gatimit tava duhet rrotuar shpesh herë pasi të gjitha furrat kanë pikat e tyre të nxehta. Në këtë mënyrë do të siguroni një pjekje të njëtrajtshme.
 
5-Shpesh nuk bëni pazarin e duhur. 
 
P.sh., në treg ofrohet miell i ndryshëm dhe ju duhet të mësoni se kush është ai ideali për atë gatim që jeni nisur. Ose nëse ëmbëlsira kërkon sheqer pluhur, mos e zëvendësoni atë me sheqer të bardhë të zakonshëm. Është shumë e rëndësishme edhe mënyra se si e bëni pazarin për të bërë një gatim të shijshëm.


Ventouris
ventouris


Shfleto artikuj te tjere per: FURRA GABIMET GATIMI PJEKJA

loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved