Si të zgjoheni e bukur çdo ditë me këto truke të thjeshta
Boll shtypët butonin "Snooze" në mëngjes dhe bëni që ju dhe trupi juaj të zgjohet i bukur çdo ditë.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Trajtimi i flokëve dhe i lëkurës çdo darkë përpara gjumit do të bëjë që ju të zgjoheni çdo mëngjes e bukur dhe të jeni fituesja absolute në Instragam e hashtagut  #IWokeUpLikeThis.
 
Ja disa truke që duhet të bëni çdo natë përpara se të flini gjumë.
 
1-Për këmbë të buta si të bebeve bëni një eksfolim të tyre dhe më pas masazhi me pak vaj të ngrohtë ulliri. Vishni një palë çorape dhe në mëngjes këmbët tuaja do të jenë të buta.
 
2-Për buzë të plota. Përdorni një furçë dhëmbësh për të eksfoliuar buzët dhe më pas aplikoni pak vaj bajamesh në buzë për ti mbajtur të buta dhe të shmangni plasaritjen e tyre.
 
3-Për flokë plot shkëlqim dhe të padjegur aplikoni pak xhel aloe vera në majat e tyre përpara se të flini gjumë. 
 
4-Për thonj dhe kutikula të shëndetshme masazhoni duart me vaj kokosi.
5-Për vetulla dhe qerpikë të gjatë e të plotë aplikoni çdo natë vaj kastori.
 
6-Për lëkurë të butë dhe elastike hidratoni trupin çdo natë përpara gjumit.
 
7-Për të shmangur qesat apo rrathët e zinj poshtë syve aplikoni përpara gjumit pak vaj bajamesh dhe bëni një masazh të syve.
 
8-Për duar të buta bëni një eksfolim të tyre dhe më pas vendosni krem hidratues. Vishni për disa orë një palë doreza në mënyrë që nxehtësia të mundësojë thithjen e kremit nga lëkura.
Niveli i vështirësisë
Sfidues



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: BUKURIA KESHILLA MENGJESI TRUKE
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1704170053




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9