Si të parandaloni dhe trajtoni arteriet e dëmtuara të gjakut
Ky është një problem që nuk duhet injoruar.
Burimi: ikub.al
Shperndaje
 
0
0
Instruksione
Kapilarët ngjyrë të kuqe apo blu që shfaqen në lëkurën tuaj janë enë gjaku që pikojnë. Pra gjaku i oksigjenuar nuk kalon më përmes kapilarëve por nga zemra ajo shfaqet në lëkurë, ndërsa kur kapilarët janë venoz atëherë gjaku kthehet sërish në zemër.
 
Kapilarët e kuq janë më të lehtë për tu trajtuar dhe parandaluar, ndërsa ato blu janë më të thellë në lëkurë dhe më të vështirë për trajtim.
 
Këto kapilarë shfaqen në këmbë, në duar, në fytyrë, në gjoks etj. Ato kapilarë shkaktohen nga dushet e nxehta, ushqimet pikante, mikrodermoabrazioni, stërvitjet e rënda, alkooli, lodhja ose thjeshtë jan çështje gjenetike.
 
Ja disa këshilla si të parandaloni dhe largoni kapilarët e  kuq.
 
1-Kremin hidratues apo çdo lloj produkti tjetër që përdorni në lëkurë (trup dhe fytyrë) mbajeni në frigorifer, pasi freskia qetëson skuqjet dhe kapilarët.
 
2-Përdorni çaj kamomili pasi ndihmon në relaksimin dhe uljen e presionit të kapilarëve të gjakut.  
 
3-Përdoni scrab delikat për lëkurën. Në këtë mënyrë nuk do ta acaroni me tej gjendjen.
 
4-Lahuni me ujë të ftohtë ose të vakët, por në asnjë mënyrë të nxehta pasi ai do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut dhe do të zgjerojë më shumë kapilarët duke i bërë më të dukshëm.
 
5-Bëni aktivitet si ecja, not dhe joga, por shmangni stërvitjet e rënda, pasi përkeqësojnë gjendjen.
 
6-Merrni vitaminë C me bioflavoids pasi ndihmojnë në parandalimin dhe forcimin e mureve të kapilarëve të gjakut.
 
7-Vendosni gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit me një minimum prej SPF 30. Kjo do të mbrojë kapilarët nga dëmtimi i rrezeve UV.
 
8-Nëse gjendja përkeqësohet provoni një trajtim me laser. 
Niveli i vështirësisë
I Veshtire



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





Na ndiqni




Shfleto artikuj te tjere per: KAPILARET LARGIMI LEKURA PARANDALIMI SHFAQJA
Postuar nga: Kokonozi
ikub #:
1704190092




Reklame


Reklame
Oscal


Reklame
DGA_BigBrother9