Albtelecom
Albtelecom
Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |  Biznese.al   |  Time.al   |  Ligje
 
 
 
Si të bëni në mënyrë perfekte penelin me një karficë flokësh
 
Shperndaje
ikub#: 1704210038
Jeni ende duke u përpjekur për të perfeksionuar vendosjen e penelit? Ja një mënyrë super e thjeshtë.
Dridhja e duarve, një vijë me trashë dhe një më e hollë, durimi i tmerrshëm për ti bërë njësoj dhe bukur, të gjitha këto janë gjëra që çdo femër i përjeton çdo mëngjes kur bën makeup-in e saj. Në Instagram janë promovuar shpesh herë mënyra të thjeshta të bërjes së penelit.
 
Por nëse as ato nuk kanë funksionuar siç duhet dhe ju ende vuani kur e aplikoni atë mësoni këtë mënyrë super të thjeshtë, praktike dhe të shpejtë. Gjithçka që ju duhet është një karficë e vogël e zezë që përdoret për flokët.
 
Merrni majën e kapëses dhe lyejeni me penelin e lëngshëm dhe  formën V të kapëses vendoseni në fund të syrit duke formuar bishtin që dëshironi. Më pas me anë të penelit rregulloni dhe mbushni formën e krijuar. Në këtë mënyrë peneli do të bëhet në mënyrë perfekte dhe shume shpejtë. Nuk do të ekzistojë më problemi i aplikimit të penelit njësoj tek të dy sytë.
 
 

 



ventouris


Postuar: 21 Pri
 
Shfleto artikuj te tjere per: APLIKIMI KARFICE MAKEUP PENELI SYTE

Albtelecom
loading...




 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Chez Moi
Teoren


Më të lexuarat


Chez Moi
Teoren



Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved