Si të pastroni dyshekun dhe jastëkun tuaj të gjumit
 
Shperndaje
ikub#: 1705090132
Pranvera shoqërohet jo vetëm me ndryshimin e veshjeve, ngjyrave, dekorin e shtëpisë por edhe pastrimin e saj. Disa gjëra pastrohen shumë rrallë dhe një prej tyre është edhe krevati i gjumit. Por si të pastroni dyshekun dhe jastëkët tuaj të gjumit?
Largojini të gjithë çarçafët për të larë dhe kthejeni dyshekun nga ana tjetër. Dysheku duhet të ndërrohet 4 herë në vit në çdo anë. Në këtë mënyrë ai nuk do të prishet, do të ajroset dhe do të qëndrojë i barabartë në çdo cep të tij pa u formuar gropa. Dysheku nuk duhet të ndërrohet vetëm para mbrapa por edhe lartë-poshtë. Gjithashtu sa herë ndryshoni anën e dyshekut pastrojeni atë me vakum dhe një leckë të lagur. Atë ditë mundohuni ta lëni atë në diell në mënyrë që çdo papastërti apo lagështi në të, të largohet.
 
Pastrimi i jastëkëve: Ndërrojeni shpesh këllëfët dhe mbani gjithmonë një këllëf mbrojtës për të shmangur papastërtitë të mblidhen në të. Jastëkët lajini në lavatriçe 2-3 herë në vit për të larguar papastërtitë. Më pas vendosni këllëfë të pastër. 
 
Ja pra krevati juaj është gati si të ishte i ri, i pastër, i mirë ajrosur dhe gati për të fjetur.
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DYSHEKU JASTEKU KREVATI PASTRIMI



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved