Si të bëjmë doreza të personalizuara
 
Shperndaje
ikub#: 1705110091
Është pak por e vërtetë që duam gjëra që janë të personalizuara, në bazë të shijes sonë, dhe këtë e duam edhe te aksesorët. Një palë doreza nga një pulovër e jona, me materialin dh engjyrën e preferuar.

 

Ky është një udhëzim i shkurtër dhe i bukur se si mund të bëjmë thjesht një palë doreza për veten tonë apo për një dhuratë interesante.

Materiale

Pulovër leshi

Laps për të përcaktuar formën

Gërshërë

8-10 gjilpëra me kokë

Muline me ngjyrën e pulovrës

Gjilpërë

Kopsa dhe elementë të tjerë dekorimi

 

Hapat

Hapi i parë: Lajeni pulovrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me nxehtësi të lartë. Ky proces do ndihmojë fibrat të mblidhen që ta keni më të lehtë kur ta prisni.  

 

Hapi i dytë: Kthejeni pulovrën mbrapsh dhe shtrijeni sa më mirë mbi një tavolinë që ka mjaftueshëm hapësirë. Vendoseni dorën, siç tregohet në foto, në njërën anë të pulovrës, dhe vizatojeni atë rreth dorës tuaj, por duke lënë pak hapësirë në kufij që të keni mundësi ta qepni. Të njëjtën gjë bëni edhe nga ana tjetër, me dorën tjetër.

 

 

Hapi i tretë: E presim sipas kufijve që vizatuam, duke lënë sërish pak hapësirë rreth vizatimit.

Hapi i katërt: Vendosni në brendësi të kufirit gjilpërat me kokë, që ta keni më të lehtë për ta qepur dhe pjesët të mos luajnë nga njëra tjetra. Duhet të jenë të përputhura.

 

 

Hapi i katër: Qepeni me molinenë e së njëjtës ngjyrë, duke i shkuar sa më shumë vijës që keni bërë me laps. Pasi keni mbaruar qepjen prisni pjesët e tepërta të dorezës dhe kthejeni parsh.

Hapi i pestë: Zbukurojeni ato duke i qepur nga një kopsë, kujdesuni të jenë në të njëjtën pozicion te të dyja duart. Në pozicione të baraslarguara qepni kryqe, me një ngjyrë që bën kontrast nga pulovra dhe që mund të shkojë me kopsat.

Por kjo është çështje e juaja, sepse mund ta zbukuroni si të doni, nëse çlironi pak fare fantazinë. 

 

 

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DOREZA KERATIVITET PULOVER



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved