Fjalë me shkronjën B
 
Shperndaje
ikub#: 1604130105
Fjalë me shkronjën B Interpretimi i ëndrrave
Bebe
 
Bebja ne ëndërr është simbol përtëritjeje, pafajësie dhe paqeje. 
 
Kur ëndërroni një bebe te sëmurë apo te braktisur kjo tregon se nuk kujdeseni aq sa duhet për veten. 
 
Kur një bebe qan kjo është shenje e një lajmi te trishtuar qe do merrni. 
 
Një bebe e vdekur simbolizon fundin e një situate qe ju ka shkaktuar probleme.
 
Biçikleta
 
Biçikleta ne ëndërr zakonisht tregon se ju kërkoni ekuilibër ne jetën tuaj. 
 
Nëse shihni sikur nuk i jepni dot biçikletës do te thotë se do kaloni vështirësi. 
 
Kur ua vjedhin atë ne ëndërr ka rrezik te merrni një gjobe.
 
Bibël
 
Kur shihni ne ëndërr një bibël te mbyllur do te thotë se do iu jepen këshilla te vyera, por qe ju nuk do ua vini veshin aspak. 
 
Bibla e hapur tregon se gjera te mira do ju ndodhin dhe respekti do mbizotërojë ne çdo moment ndaj jush. 
 
Leximi i biblës ne ëndërr tregon se qetësia dhe rehatia do rikthehen ne jetën tuaj.
 
Bizhuteri
 
Ne përgjithësi kur shihni ne ëndërr sikur dhuroni bizhuteri do te thotë se do gënjeni, ndërkohë qe kur ju dhurojnë do bëni mire te mos keni besim tek askush e tek asgjë. 
 
Kur ne ëndërr mbani shume bizhuteri do te thotë se ne jetën reale jeni ambicioze dhe do arrini atje ku keni dashur. 
 
Kur veshjet i shihni te mbushura me bizhuteri do te thotë se do merrni shume shpejt një trashëgimi. 
 
Gjetja e këtyre objekteve tregon sukses. 
 
Humbja e bizhuterive nuk paralajmëron gjë te keqe përkundrazi.
[I ngjashëm: Fjalë me shkronjën K ]
[I ngjashëm: Fjalë me shkronjën A ]
 
 
Blete
 
Bletët ne ëndërr tregojnë prosperitet dhe fat ne te gjitha fushat. 
 
Kur shihni një blete qe ju pickon duhet te bëni kujdes nga personat qe ju rrethojnë. 
 
Kur ëndërroni sikur vrisni një blete tregon se për shkak te pamaturisë apo neglizhencës mund te keni probleme.
 
Borzilok
 
Kur shihni ne ëndërr sikur përdorni borzilok tregon se dashuria juaj do jete e mbrojtur. 
 
Kur konsumoni borzilok tregon se do shëroheni nga një problem qe keni pasur ose do e zgjidhni një vështirësi. 
 
Një vazo e madhe me këtë bime tregon  lumturi familjare.
 
Braktisje
 
Te shohësh ne ëndërr sikur ju braktisin tregon se keni nevoje për mbështetje pas një periudhe delikate qe keni kaluar. 
 
Kur ëndërroni sikur braktisni qenin, do te thotë se momente te vështira financiare pritet te vijnë. 
 
Braktisja e fëmijës tregon se një person i afërt do zhduket papritur.
 
Bretkose
 
Nëse shihni ne ëndërr sikur jeni një bretkose do te thotë se keni zemërate kundër dikujt. 
 
Kur një bretkose shndërrohet ne njeri do te thotë se gjerat do ju ndryshojnë për mire. 
 
Vrasja e një bretkose  është shenje e keqe. Mund te bëni një gabim qe do ju kushtoje shtrenjtë.   
 
Bretkosa e zeze tregon dështim. 
 
Ngrënia e bretkosave do te thotë se do mërziteni tej mase.   
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ENDRRA INTERPRETIMI SHKRONJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved