Fjalë me shkronjën Ç
 
Shperndaje
ikub#: 1604130099
Fjalë me shkronjën Ç Interpretimi i ëndrrave
Çadër
 
Çadra ne ëndërr simbolizon mbrojtjen dhe sigurinë emocionale. 
 
Humbja e një çadre tregon se do keni një surprize te bukur. 
 
Marrja hua e një çadre do te thotë se shume shpejt do keni mosmarrëveshje me një mik.
 
Çaj
 
Çaji ne ëndërr parashikon aktivitete intensive. 
 
Kur shihni sikur jeni duke pire çaj me miq te mire do te thotë se do ju behet një pabesi. 
 
Nëse shërbeni çaj ne ëndërr do te thotë se projektet e nisura do lulëzojnë.
 
Çantë
 
Çanta ne ëndërr simbolizon detyrimet dhe angazhimet qe keni ne jetën reale. 
 
Çanta e shpinës tregon se angazhimet janë te shumta dhe nuk do i duroni dot me. 
 
Gjetja e një çante te mbushur me para do te thotë se do keni fat ne lojëra te ndryshme. 
 
Humbja e çantës se dorës do te thotë se gjerat nuk do ju ecin mire as ne planin financiar. 
 
Blerja e një çante lëkure tregon se një person do jete indiferent nga dashuria qe do i jepni.
[I ngjashëm: Fjalë me shkronjën K ]
[I ngjashëm: Fjalë me shkronjën B ]
 
Çizme
 
Çizmet e bukura dhe te reja ne ëndërr tregojnë se do keni sukses. 
 
Kur ato janë te vjetra dhe te çara do keni debate dhe probleme. 
 
Kur shihni ne ëndërr sikur keni veshur çizmet e dikujt tjetër do te thote se duhet te bëni kujdes prej tij. 
 
Kur çizmet ju rrinë te mëdha do te thotë se te ardhurat do ju dobësohen tej mase. 
 
Blerja e çizmeve tregon një udhëtim te afërt.
 
Çorape
 
Çorapet ne ëndërr tregojnë rëndësinë qe i jepni pamjes se jashtme. 
 
Çorapet e pastra ne ëndërr tregojnë se do keni qëndrueshmëri financiare dhe siguri ne mendime. 
 
Çorapet e grisura tregojnë se do kryeni shpenzime te paparashikuara. 
 
Çorapet e zeza tregojnë lumturi dhe prosperitet. 
 
Çorapet e bardha ne ëndërr tregojnë ndershmëri dhe drejtësi ne çdo çështje. 
 
Kur shihni çorape te pista dhe qe mbajnë ere do te thotë se do merrni refuzime te padrejta ose do merrni borxhe.   
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ENDRRA INTERPRETIMI SHKRONJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved