Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Për një 2018-të të shkëlqyer, ja këshillat për çdo shenjë astrologjike
 
Shperndaje
ikub#: 1802090073
12 këshilla për 12 shenja horoskopi.
Kush është ai qe nuk dëshiron te kaloje një vit sa me te mire? Vetëm se përditshmëria është e mbushur me sfida dhe jo gjithmonë gjerat janë te lehta. Qe 2018-ta te jete i shkëlqyer, ja çfarë duhet te dije secila shenje.
 
Dashi: I duruari i fituari
 
Qe ky vit te jete i mbushur me arritje dhe çdo gjë te ece mire, ju dashet duhet te tregoheni sa me te duruar dhe te matur. Fale edhe optimizmit dhe këmbënguljes do mund te arrini çdo qellim.
 
Demi: Pranoni ndryshimet
 
Për demat, 2018-ta do jete viti i ndryshimeve te mëdha. Edhe pse ne përgjithësi ndjekin rutinën, ata mundohen edhe te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. 
 
Binjaket: Mos u nxitoni
 
Ata qe janë mësuar te bëjnë shume gjera njëherësh duhet te përmbahen pak ne 2018-ën. Edhe pse muajt e pare do jene paska te trazuar, binjaket me pas do bëhen edhe me te forte. 
 
Gaforrja: Buzëqeshni sido qe t'iu vijnë punët
 
2018-ta nuk do jete shume i qete për gaforret, por ata nuk duhet ta lëshojnë veten dhe duhet gjithmonë te jene optimiste edhe ne momentet me te vështira. Duke buzëqeshur gjithçka do duket me e lehte dhe do kenë edhe surpriza te bukura.
 
Luani: Çlirohuni nga gjerat e panevojshme
 
Luanëve do ju duhet te ndryshojnë disa zakone gjate këtij viti. Edhe pse ne disa raste mund t'i kenë mendimet te turbullta nga ndryshimet, duhet t'i marrin gjerat si t'iu vijnë dhe çdo rast si një fillim te ri. Ata duhet te çlirohen nga disa gjera te panevojshme dhe te shohin gjithçka te re si një jete tjetër qe ju përshtatet edhe me shume.
 
Virgjëresha: Merrni jetën ne duart tuaja
 
Yjet do iu bëjnë me te vendosur dhe me te sigurte gjate këtij viti, çka ju ka munguar me pare për te arritur qëllimet tuaja. Vetëm se për t'ia dale sa me mire duhet te mbani larg ankthin dhe te mendoni se jeni te afte te bëni çdo gjë. 
 
Peshorja: Mësoni te thoni jo
 
2018-ta nuk do jete shume i thjeshte për te gjithë. Peshoret për fat te keq duhet te kalojnë etapa te vështira. Duke qene te ndjeshëm për nga natyra ata duhet te mësojnë t'i kanalizojnë emocionet e tyre dhe nga ana tjetër te thonë "jo" kur diçka nuk do ju pëlqejë.
 
Akrepi: Mos bëni asgjë te tepruar dhe mos u mburrni
 
Akrepat do jene me shume fat gjate 2018-ës dhe përpara do ju dalin mundësi te jashtëzakonshme. Vetëm se për një gjë duhet te bëjnë kujdes ata: te mos bëhen te pangopur dhe te mendojnë se janë me te mirët nga te gjithë. Maturia nuk e pengon lirinë e veprimit.
 
Shigjetari: Kanalizoni energjitë
 
Shigjetaret qe nuk qëndrojnë dot ne një vend, ne 2018-ën duhet te dine te kanalizojnë energjitë e tyre ne mënyrë qe te arrijnë çdo objektiv. Mire është qe ata te përqendrohen tek thelbi dhe te marrin masat e nevojshme për te ecur përpara. Ne këtë mënyrë gjithçka do jete me e thjeshte.
 
Bricjapi: Eksploroni horizonte te reja
 
2018-ta do jete vit ndryshimesh te mëdha për bricjapet. Ata duhet ta lënë veten me te lire, te ecin drejt te panjohurave dhe te pranojnë gjithçka ashtu si do ju vije.
 
Ujori: Shfrytëzoni mundësitë
 
Viti 2018-te do jete i pasur me emocione për ujoret. Ata duhet te shfrytëzojnë çdo lloj mundësie dhe duhet te tentojnë edhe aventura ne mënyrë qe te ndihen me te plotësuar edhe me pas.
 
Peshqit: Besoni tek intuita juaj
 
Te turpshëm dhe te rezervuar nga natyra, peshqit do kenë surpriza te bukura gjate 2018-ës nëse kane besim tek vetja dhe ndjekin instinktin. Porta te reja do ju hapen dhe perspektivat priten te jene te jashtëzakonshme. 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: 2018 ASTROLOGJI KESHILLA SHENJA VITI

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved