Shenjat astrologjike më të papërputhshme në dashuri
 
Shperndaje
ikub#: 1803060061
Ja me cilat shenja nuk duhet te shoqëroheni ne baze te shenjës tuaj te horoskopit.
Ne boten qe jetojmë, jo te gjithë mund te merremi vesh mire me njeri-tjetrin. Kur flitet për dashurinë kemi te bëjmë me papërputhshmëri. E dini se yjet kushtëzojnë edhe lidhjet sentimentale? Zbuloni me personat e cilës shenje nuk duhet te shoqëroheni sepse nuk do keni një te ardhme te ndritur me ta.
 
Dashi
 
Nëse ka një shenje qe dashet nuk e durojnë dot dhe nuk mund te bien kurrë ne një mendje ajo është gaforrja. Shume te avashte dhe ëndërrimtare, ata janë pole te kundërta. Një dash i zjarrte dhe një gaforre e qete nuk mund te krijojnë dot kurrë një lidhje te qene.
 
Demi
 
Personat e shenjës se demit janë totalisht te papërputhshëm me një ujor. Ky i fundit është shume i paqëndrueshëm për ta, por nga ana tjetër demat urrejnë mjaft vizionin e jetës se lehte qe kane ujoret.
 
Binjaket
 
Me shpirt te hapur dhe kureshtare, binjaket nuk e kuptojnë dot ndjeshmërinë e ekstreme te peshqve, prandaj nuk mund te krijojnë dot kurrë një marrëdhënie te qete me ta.
 
Gaforrja
 
Shume te ndryshëm nga njeri-tjetri, personat e shenjës se gaforres ëndërrojnë marrëdhënie pasionante ndërkohë qe dashet adhurojnë lirinë dhe pavarësinë. Te dy bashke nuk mund te përputhen aspak ne dashuri.
 
Luani
 
Luanët qe duan gjithmonë te adhurohen nga te tjerët, i kane tmerr personat qe i bëjnë te ndihen keq dhe qe nuk ua plotësojnë kapricot. Akrepat janë shembulli i tipik dhe gjithashtu ana e tyre provokuese dhe manipuluese luanët i frikëson dhe i destabilizon.
 
Virgjëresha
 
Për t'u ndier mire ne një lidhje, virgjëreshat kane nevoje te ndihen te sigurta. Me një shigjetar ata nuk do gjejnë dot ekuilibrin pasi ata janë shume aventuriere.
 
Peshorja
 
Ne një lidhje, peshoret kërkojnë gjithmonë përkujdes dhe përkëdheli. Ata kërkojnë një partner mbrojtës dhe qe te dije t'iu shkoje pas qejfit. Gaforret nuk do ju dhurojnë kurrë atë qe dëshirojnë prandaj me mire t'i mbajnë larg. 
 
Akrepi
 
Misterioze dhe sensuale, akrepat kane frike nga personat qe krenohen shume. Me luanet ata nuk mund te shkojnë mire pasi duan qe autoritetin ta kenë vete ne një marrëdhënie.
 
Shigjetari
 
Aventurieret e zodiakut nuk e durojnë dot maniakerine e tepërt dhe karakterin meskin te Virgjëreshave. Mes tyre nuk mund te ketë një marrëdhënie dashurie te qëndrueshme.
 
Bricjapi
 
Me një karakter te qete, serioz dhe te qëndrueshëm, bricjapet nuk e imagjinojnë dot një lidhje me një person te shenjës se dashit. Ata nuk mund te kuptohen dot se bashku dhe sjellja shume aktive i lodh se tepërmi.
 
Ujori
 
Te lire si ajri, ujoret e marrin jetën si t'iu vije. Ata i qëndrojnë përherë larg rutinës dhe ndërlikimeve dhe duan te provojnë gjera te reja. Me një dem nuk do mund te krijojnë dot kurrë një lidhje te qëndrueshme. 
 
Peshqit
 
Peshqit janë me romantiket e zodiakut. Ata e kane te pamundur te imagjinojnë një lidhje dashurie me një shigjetar, pasi këta te fundit sipas tyre janë shume te pavarur dhe pragmatike. Për te mos folur për anën  e "te dhënit te leksioneve" qe i acaron tej mase peshqit.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ASTROLOGJI DASHURIA PERPUTHSHMERIA SHENJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved