4 shenjat astrologjike me më pak fat në dashuri
 
Shperndaje
ikub#: 1803070052
4 shenjat astrologjike me më pak fat në dashuri Nuk arrini dot te krijoni lidhje te qëndrueshme? E keni menduar ndonjëherë se fajin e ka shenja juaj e horoskopit?
E keni menduar ndonjëherë se shenja juaj e horoskopit mund te ndikoje negativisht tek fati ne dashuri dhe marrëdhënia me partnerin? Nëse nuk ju ecin gjerat si doni ka shume gjase qe te jete për shkak te shenjës se zodiakut pasi kjo e fundit reflekton karakterin dhe tiparet e personalitetit. Ja cilat janë shenjat me më pak fat ne dashuri.
 
Peshqit
 
Personat e shenjës se peshqve janë ata me më pak fat ne dashuri. Nëse keni lindur nen këtë shenje, dashuria për ju është një rruge e mbushur me pengesa. Naiviteti dhe ndjeshmëria janë disa nga gjerat qe e bëjnë një lidhje te mos funksionoje. Ata udhëhiqen gjithmonë nga emocionet dhe kjo i bën te paparashikueshëm. Duhet te mësojnë ta kontrolloni veten, te jene me pak impulsive dhe ta shprehin me shume dashurinë, dhembshurinë dhe devotshmërinë pasi vetëm ashtu kane për te pasur me shume fat.
 
Binjaket
 
Karakteri jo shume i mire, personaliteti i dyfishte, dëshira për te kontrolluar gjithçka dhe mosbesimi i bën binjaket te padëshiruar për te krijuar një lidhje. Ata duhet te mësojnë t'i shprehin me shume ndjenjat, te jene me te ëmbël dhe te kenë besim tek tjetri. Nga ana tjetër ata nuk duhet te lejojnë me personalitetin e tyre te ndryshueshëm t'iu pengoje dhe t'iu privoje kënaqësinë e dashurisë.
 
Ujori
 
Ujoret janë natyralisht me fat, por jo ne dashuri. Shpirti i tyre rebel dhe dëshira e papërmbajtshme për liri dhe pavarësi nuk është ne favor te tyre. Shpesh ata janë surrealiste dhe nuk dine te bëjnë as zgjedhjet me te mira. Pesimizmi natyral i bën te tjerët t'ia mbathin prej tyre, kështu qe duhet te jene me pozitive dhe me realiste.
 
Akrepi
 
Akrepat janë te etur për perfeksion dhe kontroll.  Vullneti i tyre për te dominuar partnerin, egoizmi, kokëfortësia dhe egocentrizmi i bën te padëshiruar nga te tjetër. Për te krijuar lidhje te shëndosha ata duhet te jene me te sinqerte dhe me besnike. Gjithmonë duhet ta pyesin veten dhe te reflektojnë  për ata qe duan ne jete, pasi këto janë çelësat për te arritur lumturinë dhe për t'u përmbushur plotësisht.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ASTROLOGJI DASHURI FATI SHENJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Dëshironi të dini se sa përshtateni me partnerin tuaj sipas horoskopit. Zgjedhni shenjën tuaj dhe shenjën e partnerit/partnerës tuaj dhe kuptoni përshtatshmërinë.


Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved