RSS Feeds nga ikub.al

Si te marrim RSS Feeds nga ikub.al,dhe tipet e RSS-ve qe ajo mundeson

Data: 10 Kor 2010 16:59
ikub# 1007100122

RSS Feeds nga ikub.al

  • Çfarë janë RSS Feeds?
  • Si mund t’i përdor ato?
  • Si mund të gjej një lexues RSS?
  • RSS Feeds në ikub.al

 

Çfarë janë RSS Feeds?

RSS Feeds, që përdoren kryesisht si News Feeds, ju lejojnë të shikoni informacionet më të fundit që hedhin faqet e Internetit. Kështu ju mund të merrni informacionet më të fundit, sapo ato publikohen, pa pasur nevojen që të vizitoni faqen nga i cili keni marrë RSS Feed.
RSS është shkurtim i “Really Simple Syndication” dhe ato janë faqe web të dizenjuara për tu lexuar nga kompjuteri dhe jo nga njerëzit.

Si mund t’i përdor RSS Feeds?

Gjëja e parë qe ju nevojitet është një lexues RSS. Ky është një program kompjuteri i cili kontrollon për informacione dhe ju tregon çdo artikull që është shtuar. Ka versione të ndryshme, disa prej të çilave aksesohen nëpërmjet shfletuesve të Internetit (si Internet Explorer apo Firefox), dhe disa prej të cilave janë aplikacione që mund të shkarkohen dhe instalohen në kompjuterin tuaj.
Lexuesit RSS të shfletuesve të Internetit ju lejojne që të shikoni RSS Feed-in në të cilin jeni abonuar nga çdo kompjuter, ndërkohë që aplikacionet e tjera që shkarkohen i ruajnë ato në kompjuter, në të njëjtën mënyrë si ju shkarkoni e-mail-et duke perdorur Microsoft Outlook.
 
Pasi keni zgjedhur lexuesin RSS, ajo që mbetet për të bërë është të vendosni çfarë informacionesh dëshironi që të merrni. P.sh, nëqoftese do të dëshironit të merrnit lajmet më të fundit në Shqipëri, thjesht vizitoni faqen e ikub.al. Logohuni ose krijoni një llogari. Shfletoni kategoritë në linkun Shfleto dhe zgjidhni kategorinë Lajme. Në anën sipër-djathtas ndodhet një button portokalli, i cili bën të mundur regjistrimin për informacionet më të fundit të kategorisë që ne kemi zgjedhur(lajmeve).

1

2

Figura paraqet RSS Feed të ikub.al për kategorinë Lajme sipas lexuesit të shfletuesit Internet Explorer

 

3

 

Figura paraqet RSS Feed të ikub.al për kategorinë Lajme sipas lexuesit të mundesuar nga google

Nqse ju do të dëshironit lajmet sportive më të fundit mund të klikoni katëgorinë lajme, pastaj sport dhe klikoni butonin RSS Feed qe ndodhet ne krye të faqes djathtas.

Si mund te gjej nje lexues RSS?


Ka lloje të ndryshme lexuesish RSS dhe versione te reja shfaqen gjithmonë.
Lloje të ndryshme lexuesish RSS punojnë në sisteme operimi të ndryshme, kshu që duhet të zgjishni një lexues i cili punon në kompjuterin tuaj.
Lexuesi RSS mund të jetë i instaluar dhe në aparatet celulare. Kjo mundëson marrjen e informacioneve RSS  direkt nga celulari juaj. Kështu thjesht dhe shpejt ju merrni informacionet më të fundit ?

RSS Feeds në ikub.al

Më sipër ilustrohet mënyra e marrjes së informacioneve me RSS nga ikub.al, sipas kategorive për të cilat jeni të interesuar, ndërkohë që ju mund të krijoni RSS Feed personale, duke u bazuar në një fjalë që ju intereson. Për tu rregjistruar në RSS Feed te ketij lloji veprohet kështu:


  1. Zgjidhni fjalën që ju intereson
  2. Kërkojeni atë në search engine
  3. Në faqen, e cila shfaq listën e artikujve të lidhur me këtë fjalë, ndodhet përsëri butoni portokalli i rregjistrimit  në RSS Feed, i cili këtë herë ju rregjistron për të marrë informacionet më të fundit në lidhje me fjalën e kërkuar.


Më poshtë ilustrohet marrja e RSS Feed për fjalën Matematikë

 

4

 
Ju mund të merrni RSS Feed edhe publikimet më të fundit të hedhura nga një
përdorues i caktuar. Për këtë mjafton të shkoni në profilin e tij dhe të klikoni butonin që ju mundëson rregjistrimin në RSS Feed për këtë përdorues,sipas figurës:

 

5 

 

 

Video më poshtë ju tregon sesi mund të merrni RSS Feed nga kategoria lajme dhe t’i lexoni ato nëpërmjet Microsoft Office Outlook.
 

Disa nga RSS Feed më të rëndësishme që ofrohen nga ikub.al janë :

  1.  Lajme -  www.ikub.al/Rss.aspx 
  2. Sport - www.ikub.al/Rss.aspx
  3. Njoftime Prona - www.ikub.al/Rss.aspx
  4. Njiftime Pune - www.ikub.al/Rss.aspx
  5. Njoftime Makina - www.ikub.al/Rss.aspx
  6. Oferta Turizmi - www.ikub.al/Rss.aspx
  7. Oferta RestoBars - www.ikub.al/Rss.aspx
  8. Thashetheme - www.ikub.al/Rss.aspx
  9. VIP - www.ikub.al/Rss.aspx
  10. Horoskopi - www.ikub.al/Rss.aspx


Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: didi
ikub #:
IKUB.AL
1007100122









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Digitalb
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet