0 0
0
 

Pandi Raidhi (Artist i Popullit)
Pandi Raidhi ka lindur në 14 prill të vitit 1931 në qytetin e Korçës.

 

PandiRaidhiPandi Raidhi ka lindur në 14 prill të vitit 1931 në qytetin e Korçës.
Merr pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme futet në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpreton dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 kthehet në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretojë me dhjetëra role.
Debutimin kinematografik do ta bëjë në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i babait të sekretarit në filmin "Njerëz në rrymë" në vitin 1989.
Ndahet nga jeta dhe familja e tij e dashur në Tiranë në 1 korrik të vitit 1999.
Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi do të nderohet në vitin 1975 me titullin e lartë "Artist i Popullit".
Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij.

 
Kinematografi
1989 -- Njerëz në rrymë..........................................Babai i Sekretarit
1987 -- Përsëri Pranverë.........................................Muratori
1987 -- Familja ime...............................................Tasi
1986 -- Rrethimi i vogël..........................................Meti
1986 -- Dasme e çuditshme.....................................Ganiu
1985 -- Vjeshtë e nxehtë e 41-së...............................Biçaku
1984 -- I paharruari...............................................Koli
1984 -- Kush vdes në këmbë....................................Prifti i Fshatit
1984 -- Duaje emrin tënd........................................Thomai
1982 -- Nëntori i dytë............................................Demir Arbana
1981 -- Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)..........Sharko Sheqi
1980 -- Shoqja nga fshati........................................Bako
1980 -- Partizani i vogël Velo....................................Komandanti partizan
1979 -- Ne vinim nga lufta.......................................Dulia
1979 -- Liri a vdekje..............................................Çarçani
1977 -- Streha e re................................................Loni
1977 -- Monumenti................................................Llambro Leka,lulishtari
1977 -- Flamur në dallgë (Film TV)..............................Nostromi
1976 -- Zonja nga qyteti..........................................Bako
1976 -- Tokë e përgjakur.........................................Vasili
1976 -- Përballimi..................................................Pllaton Bubuqi
1975 -- Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)....................Jorgo, Pronari i kafenesë
1975 -- Beni ecën vetë.......................................xha Thomai,gjyshi i Benit
1974 -- Shtigje lufte...............................................Babai i Shabanit
1974 -- Shpërthimi.................................................Lamja
1973 -- Krevati i Perandorit......................................Partizani Meke
1972 -- Yjet e netëve te gjata...................................Agoja
1971 -- Mëngjese lufte............................................Raqi,teneqexhiu
1971 -- Kur zbardhi një ditë......................................xha Loni
1970 -- I teti në bronz.............................................xha Asllani,mullixhiu i fshatit
1970 -- Montatorja.................................................Mjeshtri
1968 -- Horizonte të hapura......................................Ymeri
1967 -- Ngadhënjim mbi vdekjen ...............................Teloja
1965 -- Vitet e para................................................Kasëmi
1958 -- Tana
 
Çmime e Tituj
 
26 Prill 1981
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Bakos në filmin “Zonja nga qyteti”
në Festivalin e IV-ët ë Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 20 deri në 26 Prill 1981.
 
11 Prill 1976
Medaljonin e Festivalit
për interpretimin e rolit të Jorgos, pronarit të kafenesë në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell”
në Festivalin e I-rë ë Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë prej datës 5 deri në 11 Prill 1976.
 
1975
Artist i Popullit
 
1955
Urdhërin e Punës të Klasi të III-të

Fly Bar Nje menyre e re per te shijuar Durresin

BOX OFFICE       USA       EUROPE

SONDAZH




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ermal
ikub #:
 0
KINEMA
1006080104





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan