Shfaqja per femije "Kopshti i cudirave"
Kinema: Teatri i Metropolit
Premiera: 13/01/2013
Oraret:  10:30
Zhanri: Show
Regjia: Llaqi Nako
Cast-i i aktoreve: Grupi “Spektër”

Shfaqja per femije "Kopshti i cudirave", nga libret- regji- koreografi nga Llaqi Nako.

Titulli:  “Kopshti i çudirave”
Libret- regji- koreografi: Llaqi Nako
Drejtor artistik: Suela Konjari
Skena- kostumet: Holta Çika
Interpreton grupi “Spektër”
Premiera: 13 janar 2013
Ora 10:30
Salla: Cehov

Nëse keni parë “Petritin dhe ujkun”, mos mungoni të ndiqnia ngjarjet që zhvillohen në “Kopshtin e çudirave”. Është një përrallë për fëmijë dhe me fëmijë. Në fshat! Petriti me të motrën, shkojnë në shtëpinë  e gjyshit, buzë pyllit për të kaluar pushimet e verës.  Aty ndodhen dhe gjelosh kokëboshi, qenush veshllapushët, maçok mustaqeshiza, miushja koketë dhe milingona punëtore. Aty ndodhet një kopësht i madh, ku fëmijët nisin të mbjellin zarzavate. Petriti së bashku me miqtë e tij çdo ditë punon në kopësht që zarzavet të rriten sa më të bollshme. “ Është një shfaqje plot mesazhe ku në një komunitet të përbashkët jetojnë njerëzit dhe kafshët, ushqehet dashuria për punën, për kolektivitetin, për marrëdhëniet e sinqerta dhe të harmonishme. Personazhet janë interesant dhe do ketë kontraste ngjyrash e kostumesh, ku njëkohësisht konceptimi I kostumeve dhe leksiku koreografik shkojnë në të njëjtin unitet stilistik. Kontrapuntin e jep muzika, për të cilën janë përdorur vija muzikore të ndryshme nga Sensans, Çajkovski, Prokofiev, Rossini, Pjacola, etj”. Shfaqja gjithashtu do të ketë dhe një narrator, narrator i cili bën gjithë shpejgimin e ngjarjeve. Libreti, regjia dhe koreografia e “Kopshtit të çudirave” është punuar nga Llaqi Nako, skena- kostumet nga Holta Çika, interpreton grupi “Spektër”. Shfaqja zgjat rreth 45 minuta. Ejani ta ndiqni premierën të shtunën, datë 12 janar 2013 në Teatrin e Metropolit, salla “Çehov” ora 10:30.



Fly Bar Nje menyre e re per te shijuar Durresin


BOX OFFICE       USA       EUROPE

SONDAZH




Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: at.k
ikub #:
FEMIJE SHFAQJE
1301180073









Reklame
inTV


Reklame
Digitalb
Reklame
ventouris