"Hey Jude", dorëshkrimi i "Beatles" shitet për 910 mijë dollarë
 
Shperndaje
ikub#: 2004110010
"Hey Jude", dorëshkrimi i "Beatles" shitet për 910 mijë dollarë Një fletë letre në të cilën Paul McCartney shkruante fjalët e këngës së famshme "Hey Jude" u shit për 910.000 dollarë në një ankand me rastin e pesëdhjetëvjetorit të ndarjes së Beatles.
Kjo vlerë është pesë herë më shumë se vlerësimi paraprak i "Julien's house house", që pati organizuar ankandin.
Gjithashtu, edhe rreth 250 shumë sende që i përkasin grupit mitik britanik u janë ofruar koleksionistëve dhe fans-ave të grupit nga e gjithë bota. 
Paul McCartney e shkroi "Hey Jude" pas divorcit të John Lennon me gruan e tij të parë Cynthia, dhe lidhjes me japonezen Yoko Ono. Kënga, e cila ishte ngushëllim për djalin e John Lennon, Julian, fillimisht u titullua "Hey Jules".
 Ndër shitjet e tjera vlerësohet lëkura e një bateri bas me logon e Beatles dhe e përdorur gjatë turneut të parë amerikan të grupit në 1964, e cila u shit për 200.000 dollarë. Një faqe me shkrim dore nga teksti i këngës "Helloi Goodbye" (1967) u shit për 83.200 dollarë dhe një taskë duhani e përdorur nga Ringo Starr në studiot e Abbey Road në vitet 1960 për 32.500 dollarë.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANKAND BEATLES DORESHKRIMI HEY JUDE

Marre nga La Repubblica





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved