Një tjetër hub kulturor do të lindë në zonën e ish-Kinostudios
 
Shperndaje
ikub#: 2004240139
Një tjetër hub kulturor do të lindë në zonën e ish-Kinostudios Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shpalosi projektet në kulturë në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Margariti deklaroi në një intervistë televizive se “kemi përllogaritur dëmin e krijuar duke bërë krahasimin me marsin që shkoi që kemi pasur për shkak të mbylljeve të institucioneve si muzeve, ashtu edhe parqeve arkeologjike po ashtu edhe të institucioneve të artit, teatro, opera. Kjo humbje nëse do të konsideronim trashëgiminë kulturore pasi ky ishte edhe viti kur rritëm tarifat e aksesit në trashëgimi pothuajse dyfishohet në krahasim me vitin që shkoi si humbje. Këtë kemi në paketë e kemi përgatitur dhe e dimë se cila pjesë shkon për emergjencën dhe për mirëmbajtjen bazike të trashëgimisë. Patjetër që kjo është një nga propozimet që do të paraqesë ministria e kulturës në një kuadër më të gjerë nismash, këshillit të ministrave. Gjithashtu edhe vende të tjera po hartojnë politika që lidhen me aspektin që lidh teknologjinë, pra akesin e kulturës dhe artit përmes teknologjisë. Edhe ne kemi mbledhur para pak javësh edhe këshillin strategjik të ministrisë së Kulturës ku kemi ndarë idetë dhe qasjet dinamike vendet jo vetëm të BE-së por edhe nga vendet e tjera”.
“Ne kemi ecur në mbështetje të industrisë krijuese ashtu siç është diskutuar gjerësisht edhe në vendet e tjera në mbledhjen e Unesco-s. Është një sektor në Shqipëri ende i pazhvilluar por disa nisma që lidhen me teknologjinë, që lidhen me mbështetjen që lidhen me start up-eve, mbështetja e hub-eve që lidhen me teknologjinë. Ne do t’i bashkohemi me një tjetër hub kulturor të cilin mendojmë se do të lindi në zonën e Kinostudios. Ky është një projekt që kemi kohë që po punojmë por tashmë gjithnjë e më tepër po merr një dimension në situate të tilla krizash sesi duhet ta formulojmë që të mos gjendemi më tepër përballe vështirësisë edhe më të madhe”, tha ajo.
 
“Hub kulturor është i fokusuar në industrinë krijuese. Të gjithë ata artistë të rinj, do të kenë ambiente të dedikuara pranë ministrisë së Kulturës të mund të fillojnë këtë aktivitet. Një start-up 2-3 vitet e para ka nevojë për mbështetje nga politikat ligjore dhe ekonomike të shtetit. Ne po e çojmë përtej në një pol të ri kulturor që i mungon qytetit të Tiranës. Mendojmë që kinostudios t’i kthejmë sharmin dhe imazhin që të gjithë kemi pasur të një territori ku bëhej kulturë. Duhet të ndërthuret në mbështetje të të rinjve. Është një projekt ndër-rajonal ose ndryshe IPA dhe kemi filluar të hartojmë ndryshimet që në momentin e realizimit të marrë trajtat sipas politikave që po marrin të gjitha vendet për COVID”, u shpreh Margariti.
Më tej, Margariti u shpreh se “Trashëgimia kulturore, turizmi kulturor do të këtë nevojë për mbështetje të tjera. Ne po e ndërthurim këtë me një program që e kishim filluar tashmë, që është ajo e Rindërtimit pas tërmetit. Siç e dini edhe trashëgimia kulturore ka pasur dëme të rëndësishme, në humbje të disa elementëve shumë të rëndësishëm sidomos në zonën e Krujës, në Prezë por jo vetëm. Edhe në Tiranë dhe Durrës. Këto programe mendojmë të rilidhen me aktivizimin më pas të paketave mbështetëse që do t’i formulojmë dhe në bazë të masave të marra për COVID”.
Lidhur me fondet e akorduara nga ambasada amerikane, Maragariti u shpreh se “nuk ka ndryshuar asgjë në të gjithë punën e administratës tonë, mund të them që vetëm javën e parë që bëmë komplet ndryshimin po themi të gjithë ecurisë administrative që nuk ishte më në kontaktin fizik dhe në prezencë në zyrë por në prezencë virtuale. Ngritjen e një platforme për monitorimin e të gjithë punës së amnistuarës. Puna vazhdon po njësoj, ka qenë pa ndërprerje të gjithë projektet e rindërtimit ashtu siç kanë qenë planet për banesat individuale, kolektive, shkollave tashmë kanë mbaruar në të njëjtën kohë dhe ne kemi avancuar me projektet e trashëgimisë kulturore. Pra, nuk ka ndryshuar asgjë. Fondi i angazhuar nga ambasada amerikane do t’i bashkohet me siguri edhe fondeve të tjera për kalanë e Krujës, pasi me përllogaritjet dhe studimet që kemi bërë edhe me specialistë gjeologë, ky nuk është një fond I mjaftueshëm për të zgjidhur definitivisht problemin madhor që është një problem gjeologjik I masivit shkëmbor ku mbështet kalaja dhe ku mbështeten edhe muret rrethuese që janë pjesët më të dëmtuara. Për këtë ne po hartojmë në këtë moment një projekt të detajuar zbatimi i cili do të na japë kostot reale të ndërhyrjes në Krujë. Ndërkohë kemi përgatitur disa paketa të tjera që lidhen me zonën e Durrësi. Të gjitha ndërhyrjet lidhen me menaxhimin e siteve”.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ELVA MARGARITI KINOSTUDIO KULTURA

Marre nga ATA


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved