Themelimi i TVSH, ngjarje e madhe, me rëndësi historike kombëtare
 
Shperndaje
ikub#: 2004290109
Themelimi i TVSH, ngjarje e madhe, me rëndësi historike kombëtare “Themelimi i Televizionit Shqiptar është një ngjarje e madhe, me rëndësi historike kombëtare”.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përshëndeti sot Televizionin Shqiptar me rastin e 60-vjetorit të themelimit.
Ai e cilësoi themelimin e Televizionit Shqiptar si një ngjarje të madhe, me rëndësi historike kombëtare.
“TVSH gjeti rrugën për te njerëzit,  menjëherë pas themelimit, edhe pse fjala e lirë ishte në kushte të vështira për të lulëzuar dhe lajmi i vërtetë ishte jo i lirë për të arritur te shikuesi e publiku”, tha kreu i Kuvendit.
“Në kushtet e reja të zhvillimit të shtypit e mediave të lira”, Ruçi nënvizoi se, “TVSH-ja i ka mbijetuar konkurrencës dhe i është përkushtuar misionit të vet në shërbim të Shqipërisë, qytetarëve, interesit publik dhe informimit të publikut me paanësi e realizëm”.
“I uroj suksese të mëtejshme në misionin e vet TVSH-së, këtij ekrani të dashur, të mirënjohur e të vlerësuar nga të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij të urimit me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Televizionit Shqiptar.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: TELEVIZIONI SHQIPTAR THEMELIMI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved