Filloi Java e Europës 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005060116
Filloi Java e Europës 2020 Nisën dje aktivitet kulturore online në kuadër të Javës së Europës 2020
Delegacioni i Bashkimit Europian ka përgatitur një sërë shfaqjesh nën moton “Më të fortë së bashku” me performancën e artistes suedeze AMWIN.
Çdo mbrëmje në faqen në Facebook të Bashkimit Europian në Shqipëri: artistët e mirënjohur Diodato, Ramona Tullumani, Stelios Kerasidis, Andrra, Eno Peçi, dhe shumë më tepër kanë përgatitur shfaqje muzikore ekskluzive për Javën e Europës në Shqipëri.
Në Ditën e Europës, të shtunën 9 maj, Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca do t’i bashkohet artisti shqiptar Alban Skenderaj në një koncert unik akustik për të shënuar 70-vjetorin e Deklaratës Schuman. Një paraqitje e veçantë e Al Bano-s do të mbyllë Javën e Europës 2020, të dielën 10 maj.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: JAVA E EUROPES

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved