Ndërron jetë Maks Velo
 
Shperndaje
ikub#: 2005070118
Ndërron jetë Maks Velo Maks Velo ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.
Velo lindi në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku kaloi fëmijërinë. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. 
Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.
Maks Velo njihet gjithashtu edhe si piktor dhe poet. Ai është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ”, ndërkohë që numëron edhe një numër pikturash.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: MAKS VELO

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved