Ndërron jetë ylli i muzikës rok Little Richard
 
Shperndaje
ikub#: 2005090030
Ylli i muzikës rok n’roll, Little Richard ka vdekur në moshën 87-vjecare, këtë lajm e ka bërë të ditur djali i tij, Danny Penniman.
FOTO GALERI
Revista Rolling Stone e ka cituar atë të ketë thënë se ende nuk dihen arsyet e vdekjes së këngëtarit. Në mesin e këngëve të tij më të famshme ka qenë Good Golly dhe Miss Molly. Këngëtari ka lindur në Xhorxhia në 1932, Richard Wayne Penniman, ka qenë një prej pjesëtarëve të parë të zhanrit rok n’roll. Ylli muzikor është njohur për performancat e tij të veçanta, zërin e fuqishëm dhe veshjet e pazakonshme. Ai ka qenë një prej 12 fëmijëve të familjes, i cili ka nisur të këndojë sepse ka pasur dëshirë të ishte ndryshe nga motrat dhe vëllezërit. Ai këndoi në një kishë lokale si, por babai i tij nuk e aprovoi pasionin e tij për muzikë duke bërë që Richard të largohej nga shtëpia në moshën 13 vjeçare. "RIP The Little Richard një artist i padiskutueshëm unik."
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KENGETAR LITTLE RICHARD MUZIKE ROK

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved