Akademia mendon për shtyrjen e Oscars
 
Shperndaje
ikub#: 2005220073
Akademia mendon për shtyrjen e Oscars Në një botë argëtimi të ndryshuar rrënjësisht nga pandemia e koronavirusit, Academy of Motion Picture Arts and Sciences po mendon seriozisht të shtyjë natën e ndarjes së çmimeve Oskar.
"Nata e yjeve" është planifikuar për 28 shkurt, por paqartësitë e shumta që lidhen me trendin e epidemisë po çojnë në zgjidhje alternative, shkruan ekskluzivisht revista Variety, që citon burime të shumta.
Sipas burimeve që mbeten anonime, "ceremonia ka të ngjarë të shtyhet ", ndërsa në një intervistë në prill,  Presidenti i Akademisë David Rubin deklaroi për revistën Variety se ishte shumë herët për të kuptuar se si do të ndryshojë mbrëmja magjike në dritën e epidemisë.
Nuk është vetëm çështje sigurie për mijëra yje që dynden në Dolby Theatre në një ceremoni që garanton dhjetëra miliona dollarë për Akademinë. Një zgjidhje mund të ishte edhe zhvillimi i eventit në një sallë bosh, por një problem tjetër, me shumë të panjohura lidhet me filmat, disa prej të cilave kanë përfunduar, të tjerë janë pezulluar e të tjerë akoma janë ende në fillim për shkak të pamundësisë së xhirimeve në kushte të sigurisë. 
Ndërkohë, me përjashtime të rralla, kinematë në SHBA dhe në pjesën më të madhe të botës janë mbyllur që nga mesi i marsit, duke bërë që studiot të lëvizin planet e tyre të shpërndarjes në internet.
Variety ka zbuluar se 70 për qind e shikuesve amerikanë preferojnë të paguajnë për ta parë eventin nga divani i shtëpisë se sa të rrezikojnë shëndetin.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: AKADEMIA CMIME OSCAR OSKAR SHTYRJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved