Margariti: Për teatrin u dialogua gjatë
 
Shperndaje
ikub#: 2005220131
Margariti: Për teatrin u dialogua gjatë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot se për projektin e Teatrit Kombëtar është dialoguar për një kohë të gjatë me artistët, por çështja u politizua.
“Radhët e atyre artistëve apo aktorëve që pretenduan të kishin teatrin e tyre, në momentin që arritën të kishin të gjitha përgjigjet e pikëpyetjeve të tyre, ziheshin gjithnjë e më shumë nga figura që lidheshin me politikën”, tha Margariti.
Më tej, ajo bëri të ditur se restaurimi i Teatrit ishte i pamundur, pasi kërkohej zëvendësim total i materialeve.
“Nuk ishte një material që restaurohej dhe mbi të gjitha edhe nëse do të kishim bërë këtë restaurim do të tjetërsohej, pra do ta kishim ruajtur vetëm në volum, ndërsa nuk do të garantonte një sërë normativash bashkëkohore që çdo objekt publik duhet të ketë”, u shpreh ajo.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ARTISTET DIALOGU ELVA MARGARITI TEATRI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved