Krijohet Muzeu i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Përmet
 
Shperndaje
ikub#: 2005250089
Krijohet Muzeu i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Përmet Pas restaurimit të pjesshëm të sallës së Kongresit të Përmetit nga Ministria e Kulturës në mjediset e brendshme të saj, bashkia e Përmetit krijoi Muzeun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që i ka munguar prej 30 vitesh historisë së Përmetit.

Në një deklaratë me këtë rast, Bashkia e Përmetit bën të ditur se “jemi munduar të grumbullojmë e të ekspozojmë gjithçka nga lufta partizane. Dosjet e dëshmorëve ekspozohen pas shume vitesh harrese. Ato do të pasurohen në vijimësi me informacione të reja.

Lufta antifashiste është pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve. Me këtë luftë shqiptarët u bënë pjesë e aleancës së madhe antifashiste, prandaj vlen të respektohet e t’i jepet vendi që i takon”, theksohet në këtë deklaratë.

Shfleto artikuj te tjere per: KONGRESI I PERMETIT LUFTA NACIONAL CLIRIMTARE PERMETI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved