Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin Kastriot Çaushi
 
Shperndaje
ikub#: 2005270107
Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin Kastriot Çaushi Presidenti i Republikës vlerësoi sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e shquar Kastriot Çaushi.
Motivacioni që shoqëron dhënien e këtij titulli të lartë është: “Për kontributin e shquar në artin skenik dhe në kinematografinë shqiptare, si dhe për edukimin artistik të shumë brezave artistësh të rinj. I dalluar për nivelin e lartë të interpretimit me profesionalizëm në saje të talentit të tij të veçantë e të spikatur, në krijimin e personazheve të arritur artistikisht dhe të paharruar për publikun shqiptar”.
Çaushi ka interpretuar në filmat ‘Apasionata’, ‘Shirat e Vjeshtës’, ‘Nusja dhe Shtetrrethimi, ‘Liri a Vdekje’, ‘Qortimet e Vjeshtës’ e shumë filma të tjerë.
Profesor Kastriot Çaushi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin, kinematografinë dhe dramaturgjinë shqiptare.
 
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: KASTRIOT CAUSHI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved