Kinemaja e Laprakës do të mbajë emrin e Maks Velos
 
Shperndaje
ikub#: 2005280136
Kinemaja e Laprakës do të mbajë emrin e Maks Velos Në përurimin e investimit të ri mori pjesë edhe kryeministri Rama që në fjalën e tij mes të tjerave do të pohonte.
“Emrin e Maks Velos do ta mbajë tashmë kinemaja e rindërtuar në Laprakë, e cila si për ironi të fatit lindi me emrin “Ylli i Kuq” dhe rilindi me emrin e Maks Velos, si një shëmbëlltyrë e vetë botës së tij, ku errësira mbushej me figura e tinguj ngjyrash, ndërsa drita me jehonë hapash të vetmuar”, theksoi Rama.
Kinema “Maks Velo” ka jo vetëm një sallë shumë-funksionale, e cila do të shërbejë për aktivitete të ndryshme si kinema, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash, teatër, por mjediset e reja të saj u vijnë në ndihmë edhe nxënësve, që studiojnë në shkollat në Laprakë, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe jetën artistike të zonës, e cila deri pak vite më parë ishte lënë e harruar duke mos njohur investime nga ana e shtetit.
[I ngjashëm: Ndërron jetë Maks Velo ]
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: KINEMA LAPRAKE MAKS VELO

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved