Përurohet salla e re e koncerteve “Avni Mula” në shkollën e muzikës “Servete Maçi”
 
Shperndaje
ikub#: 2005290115
Përurohet salla e re e koncerteve “Avni Mula” në shkollën e muzikës “Servete Maçi” Shkolla 9-vjeçare e muzikës “Servete Maçi”, e rindërtuar shtatorin e shkuar, vlerësohet jo vetëm për arkitekturën e veçantë, por nga sot ka edhe një sallë moderne koncertesh që mban emrin “Avni Mula”.
Në ceremoninë e përurimit të saj, notat e para në pianon e sallës u luajtën nga kompozitori i shquar 93-vjeçar, Avni Mula, i shoqëruar nga vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo sallë, ku do të mësojnë talentet e së nesërmes, është një pasuri jo vetëm për shkollën, por për gjithë komunitetin e Tiranës.
Veliaj shprehu bindjen se këto mjedise do të jenë frymëzim për fëmijët, që t’i përkushtohen artit dhe të ecin përpara,duke na bërë të gjithëve krenarë.
 
Shfleto artikuj te tjere per: AVNI MULA ERION VELIAJ MUZIKA SALLA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
Kulture
Kulla e Inglizit e shek. XIX, dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër
Kulture
Lagjja e parë në Europë e projektuar për t’u përshtatur me koronavirusin ndërtohet në Tiranë
Kulture
Transformohet Akademia e Arteve, gur i çmuar në gjerdanin e trashëgimisë kulturore
Kulture
Nis puna për pastrimin e kullës C në kalanë e Durrësit
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved