Titulli “Mjeshtër i Madh” për artistin e shquar Gjovalin Lazri
 
Shperndaje
ikub#: 2006270042
Titulli “Mjeshtër i Madh” për artistin e shquar Gjovalin Lazri Presidenti i Republikës vlerësoi artistin, muzikologun, kompozitorin dhe pedagogun e shquar Gjovalin Lazri me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të talentit të spikatu r muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violonçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ në fushën e pedagogjisë artistike për formimin profesional të artistëve të rinj”.

“Me violinçelin e tij Profesor Lazri na ka dhuruar kënaqësi artistike dhe estetike, por mbi të gjitha mesazhe njerëzore, të cilat na kanë ndriçuar duke ndryshuar pozitivisht përditshmërinë e jetës sonë, por edhe duke na bërë optimist për të ardhmen”, tha Meta. ...Prandaj ndihem i nderuar që ta vlerësoj këtë artist të rrallë e të shquar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, duke i uruar edhe njëherë shëndet dhe jetë sa më të gjatë dhe që të shkëlqejnë sa më shumë nxënësit e tij”, theksoi Presidenti Meta, duke i dorëzuar Gjergj Lazrit dekoratën e lartë për babain e tij.

Shfleto artikuj te tjere per: GJOVALIN LAZRI

Marre nga ikub.al





*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
Kulture
Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” për Abaz Bej Lushnja (pas vdekjes)
Kulture
“Nderi i Kombit” për etnomuzikologun Ramadan Sokoli
Kulture
Transformohet Akademia e Arteve, gur i çmuar në gjerdanin e trashëgimisë kulturore
Kulture
Autorja e testit të gjuhë-letërsisë. Një përgjigje për ata që kritikuan
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved