Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj
 
Shperndaje
ikub#: 2006300105
Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e sotme kreu procedurat e parashikuara në Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj “Akademik” e “Akademik i asociuar”, për avancime në titullin “Akademik” të dy anëtarëve të saj të brendshëm, si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave Asambleja vendosi se “fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar: Arjan Durrësi; Ilirian Malollari”.
Po ashtu, zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik: Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi, Pëllumb Xhufi.
Gjithashtu, zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar: Adrian Civici, Artan Boriçi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Bualoti.
Ndërsa për sa i përket anëtarëve të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zgjodhën Ardian Ndreca dhe Ardian Vehbiu.
 
Shfleto artikuj te tjere per: AKADEMIA E SHKENCAVE

Marre nga ATA





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Artikuj të ngjashëm
Kulture
Akademia e Shkencave përkujton Aleks Budën
Kulture
Përzgjidhen kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së
Kulture
Transformohet Akademia e Arteve, gur i çmuar në gjerdanin e trashëgimisë kulturore
Kulture
Njësi e re e dixhitalizimit të Trashëgimisë Kulturore
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved