ATEM
0 0
0
 

Tragjedia e Gjegjanit i la jetimë, 4 fëmijë strehohen në fshatin SOS

27 Kor 10

Ky ka qene vendimi i ministrisë së Punës për katër fëmijët, dy nga te cilët, djemtë 8 e 4 vjeç janë strehuar qe ne mëngjesin e se martës

Burimi: Alsat

autobus-tragjediKatër fëmijët e familjes Mustafa, të cilët mbeten jetime nga vdekja tragjike e dy prindërve te tyre ne aksidentin e rende ne Gjegjan, do te strehohen ne fshatin SOS ne Tirane. Ky ka qene vendimi qe ka ndërmarrë ministria e Punës për katër fëmijët, dy nga te cilët, djemtë 8 dhe 4 vjeç janë strehuar qe ne mëngjesin e se martës ne fshatin SOS, pasi gjendja e tyre shëndetësore tashme është përmirësuar. “Fëmijët janë në gjendje shoku. Është djali 8- vjeç dhe djali tjetër 4- vjeç të cilët do të jenë të parët që do të akomodohen në fshatin SOS. Ne kemi bashkëpunuar me fshatin SOS. Ministria e Punës ka bërë ç’është e mundur që të gjejë një alternativë më të mirë për këta fëmijë. Ekipi multidisiplinar dhe psikologët kanë bërë një plan përkujdesje për këtë familje sepse nuk flitet vetëm për dy fëmijët të cilët kanë kaluar nga gjendje spitalore në një trajtim institucional, por flitet dhe për dy vajzat e tjera”, thotë Denada Seferi, drejtoreshe e politikave sociale. Ndërkohë, dy vajzat e kësaj familje, qe janë ne moshe me te madhe ende po marrin ndihme mjekësore ne Spitalin Ushtarak, por edhe ato sipas përfaqësuesve të ministrisë së Punës, do t’i bashkëngjiten vëllezërve te tyre ne fshatin SOS. Familja Mustafa, përveç katër fëmijëve qe tashme janë gjallë, kishte dhe një vajze tjetër 12 vjeç e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur rreth 10 dite më parë.
 


Shtypi i dites

Analize







microsoft




Sondazh
Pas ndeshjes në Serbi dhe huliganizmit të tifozerisë vendase
(Cili mendoni se do të duhet të jetë qëndrimi ynë në ndeshjen e kthimit?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 0 1007270093





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan