ATEM
0 0
0
 

Kriza dhe ndikimi mbi Evropen Lindore

06 Mar 10

Rezultantja e kësaj analize është një mësim i hershëm, megjithëse shpesh i lënë në harresë – politika të shëndosha ekonomike, plane për zhvillim afat-gjatë dhe struktura të forta mbikqyrëse dhe rregullatore.

Burimi: VOA

busekPas afro një viti e gjysmë që nga goditja fillestare e krizës financiare globale, analistët po përpiqen të identifikojnë mundësitë e humbura, hapat që nuk u morën për t’i prerë rrugën krizës. Rezultantja e kësaj analize është një mësim i hershëm, megjithëse shpesh i lënë në harresë – politika të shëndosha ekonomike, plane për zhvillim afat-gjatë dhe struktura të forta mbikqyrëse dhe rregullatore. Në një diskutim në Departamentin për Zhvillime të Avancuara Ndërkombëtare vëzhgues dhe analistë të zhvillimeve ekonomike veçojnë Evropën Lindore si një shembull pozitiv në këtë periudhë destabiliteti ekonomik.



Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po fillojnë të shohin një perspektivë pozitive të ekonomisë amerikane, ndonëse me ritme të ngadalta rritjeje ekonomike, Evropa është mbërthyer nga paniku i pasojave të krizës në Greqi, që tani po ndjehen që nga Portugalia e Spanja e deri në Itali.  



Në ndryshim nga kjo atmosferë, Evropa Lindore dhe Jugore paraqitet më e qëndrueshme. Megjithë rënien relative ekonomike të regjistruar gjatë vitit të kaluar, mjaft vende në rajon vazhdojnë të regjistrojnë rritje.


            


Këto nivele rudimentare të sistemit financiar, e kufizuan goditjen e krizës mbi rajonin, shpjegon ekonomisti Krishtof Bledovski.


        


“Vetë sistemet janë në fazën e zhvillimit. Instrumentët financiarë nuk kanë dimensione shumë të sofistikuara.”



Mungesa e sistemeve të zhvilluara financiare i ka mbrojtur këto vende nga pasojat që po vuajnë vende që kanë marrë borxhe kolosale, apo që kanë investuar fonde pensionesh e kursimesh në bursat evropiane. Koordinatori i Nismës për Evropën Juglindore, Erhand Bushek, ofron Shqipërinë si një shembull pozitiv i këtij realiteti:


        


"Shqipëria përjetoi rritje ekonomike në 2009-n. Ky vend është futur në treg nga një nivel relativisht i ulët, në rastin e shqiptarëve, mjaft më i ulët. Pra ka shembuj që ofrojnë rreze shprese.”



Megjithë ndikimin relativisht të kufizuar në rajonin e Evropës Juglindore, kriza është e pranishme, thekson zoti Bushek, dhe shfaqet më dukshëm në sektorët ekonomikë që kanë lidhje direkte me tregun global:  


    


kriza ekziston, ekziston në një numër fushash. Së pari në drejtim të investimeve të drejtpërdrejta, ku shohim për momentin thuajse një shterrim të plotë të këtyre investimeve, pasi nuk ka para për investime të tilla. Në ekonomitë që vareshin nga tregu i jashtëm për prodhim, apo që ofronin krah të lirë pune, këto ekonomi janë ndikuar, pasi kostoja e prodhimit ka rënë.”



Megjithë atmosferën e zymtë që ka mbërthyer Evropën në kushtet e krizës aktuale, entuziazmi i vendeve të Evropës Jugore për antarësim në Bashkimin Evropian nuk është mpakur. Por, e ardhmja e tyre evropiane mbetet rezultat i faktorëve që i kapërcejnë kufijtë e rajonit:


        


“Zbatimi  i Traktatit të Lisbonës nuk është krejt i qartë. 13:13:50 “Varet nga fakti nëse vendet anëtare janë të gatshme të mbajnë dyert e antarësimit të hapura. Përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e vështirë.”



Pavarësisht nga politikat e ardhshme evropiane ndaj rajonit dhe kahjes që merr procesi i zgjerimit të Bashkimit, kriza globale, theksojnë analistët, ka nxjerrë edhe një herë në pah nevojën e politikave parimore.



Vendet e Evropës Jugore dhe Lindore, rekomandojnë ata, duhet t’i kushtojnë vëmendje mirëqenies dhe stabilitetit të ekonomive të tyre duke ndjekur politika për zhvillimin afat-gjatë,  larg prirjes për spekulime dhe fitime të momentit.


 

Shtypi i dites

Analize



mk








Sondazh
Një pjesë e mirë e kohës kalohet edhe në shoqëri
(Por a do të pranoni edhe një shoqëri me individë gay?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
ikub #:
 0
EVROPA KRIZA
1003060006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan