ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Kriza dhe ndikimi mbi Evropen Lindore


06 Mar 10

Rezultantja e kësaj analize është një mësim i hershëm, megjithëse shpesh i lënë në harresë – politika të shëndosha ekonomike, plane për zhvillim afat-gjatë dhe struktura të forta mbikqyrëse dhe rregullatore.

Burimi:

VOA

busekPas afro një viti e gjysmë që nga goditja fillestare e krizës financiare globale, analistët po përpiqen të identifikojnë mundësitë e humbura, hapat që nuk u morën për t’i prerë rrugën krizës. Rezultantja e kësaj analize është një mësim i hershëm, megjithëse shpesh i lënë në harresë – politika të shëndosha ekonomike, plane për zhvillim afat-gjatë dhe struktura të forta mbikqyrëse dhe rregullatore. Në një diskutim në Departamentin për Zhvillime të Avancuara Ndërkombëtare vëzhgues dhe analistë të zhvillimeve ekonomike veçojnë Evropën Lindore si një shembull pozitiv në këtë periudhë destabiliteti ekonomik.



Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po fillojnë të shohin një perspektivë pozitive të ekonomisë amerikane, ndonëse me ritme të ngadalta rritjeje ekonomike, Evropa është mbërthyer nga paniku i pasojave të krizës në Greqi, që tani po ndjehen që nga Portugalia e Spanja e deri në Itali.  



Në ndryshim nga kjo atmosferë, Evropa Lindore dhe Jugore paraqitet më e qëndrueshme. Megjithë rënien relative ekonomike të regjistruar gjatë vitit të kaluar, mjaft vende në rajon vazhdojnë të regjistrojnë rritje.


            


Këto nivele rudimentare të sistemit financiar, e kufizuan goditjen e krizës mbi rajonin, shpjegon ekonomisti Krishtof Bledovski.


        


“Vetë sistemet janë në fazën e zhvillimit. Instrumentët financiarë nuk kanë dimensione shumë të sofistikuara.”



Mungesa e sistemeve të zhvilluara financiare i ka mbrojtur këto vende nga pasojat që po vuajnë vende që kanë marrë borxhe kolosale, apo që kanë investuar fonde pensionesh e kursimesh në bursat evropiane. Koordinatori i Nismës për Evropën Juglindore, Erhand Bushek, ofron Shqipërinë si një shembull pozitiv i këtij realiteti:


        


"Shqipëria përjetoi rritje ekonomike në 2009-n. Ky vend është futur në treg nga një nivel relativisht i ulët, në rastin e shqiptarëve, mjaft më i ulët. Pra ka shembuj që ofrojnë rreze shprese.”



Megjithë ndikimin relativisht të kufizuar në rajonin e Evropës Juglindore, kriza është e pranishme, thekson zoti Bushek, dhe shfaqet më dukshëm në sektorët ekonomikë që kanë lidhje direkte me tregun global:  


    


kriza ekziston, ekziston në një numër fushash. Së pari në drejtim të investimeve të drejtpërdrejta, ku shohim për momentin thuajse një shterrim të plotë të këtyre investimeve, pasi nuk ka para për investime të tilla. Në ekonomitë që vareshin nga tregu i jashtëm për prodhim, apo që ofronin krah të lirë pune, këto ekonomi janë ndikuar, pasi kostoja e prodhimit ka rënë.”



Megjithë atmosferën e zymtë që ka mbërthyer Evropën në kushtet e krizës aktuale, entuziazmi i vendeve të Evropës Jugore për antarësim në Bashkimin Evropian nuk është mpakur. Por, e ardhmja e tyre evropiane mbetet rezultat i faktorëve që i kapërcejnë kufijtë e rajonit:


        


“Zbatimi  i Traktatit të Lisbonës nuk është krejt i qartë. 13:13:50 “Varet nga fakti nëse vendet anëtare janë të gatshme të mbajnë dyert e antarësimit të hapura. Përgjigja e kësaj pyetjeje është shumë e vështirë.”



Pavarësisht nga politikat e ardhshme evropiane ndaj rajonit dhe kahjes që merr procesi i zgjerimit të Bashkimit, kriza globale, theksojnë analistët, ka nxjerrë edhe një herë në pah nevojën e politikave parimore.



Vendet e Evropës Jugore dhe Lindore, rekomandojnë ata, duhet t’i kushtojnë vëmendje mirëqenies dhe stabilitetit të ekonomive të tyre duke ndjekur politika për zhvillimin afat-gjatë,  larg prirjes për spekulime dhe fitime të momentit.


 

clubfm
Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
A&A Security Survey
Kasafortat tona jane te garantuara me certifikata te cilesise se larte, duke vene ne dispozicion te bleresve, kualitet dhe cilesi absolute.

RIGJALLERONI SHTEPINE TUAJ ME STILIN UNIK TE FATINI DESIGN
OFERTAT ME TE MIRA PER MOBILIME KLASIKE DHE MODERNE I GJENI VETEM NE SHOWROOM-IN TONE

KURSET E TRAJNIMIT ALPHA
Kurse trajnimi Alpha Web, Alpha Platinium Bussines

GW COMPUTERS DYQANI JUAJ I KOMPJUTERAVE
Fokusi i GW Computers eshte cilesia e larte e pajisjeve.

Keni menduar te keni nje apartament prane detit ? “Kompleksi Perla” e ofron kete mundesi per ju...
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).






SONDAZH
Qershori erdhi
(A do te marre Shqiperia statusin e kandidatit per ne BE?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
Lexuar: ikub #:
 0
EVROPA KRIZA
 512 1003060006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan