ATEM
0 0
0
 

Dita e Verës, ja si do te festohet


13 Mar 10

Kryeqyteti për të pestin vit radhazi do t’i bashkangjitet festimeve të mëdha në mbarë vendin

Burimi:

BalkanWeb

dita-veresDita e Verës 14 Marsi është kthyer tashmë një festë mbarëkombëtare për të gjithë shqiptarët, në të gjitha viset mbarëshqiptare , festë që sjell gëzim dhe hare. Dita e Verës ka të bëjë me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin që është duke u larguar.
Edhe këtë vit, kryeqyteti për të pestin vit radhazi, do t’i bashkangjitet festimeve të mëdha në mbarë vendin për ditën e Verës, përmes aktiviteteve të shumta që Bashkia e Tiranës ka planifikuar në këtë ditë, duke iu bashkuar kështu festimeve në qytetet e tjera të vendit.
Kjo traditë e hershme, që simbolizon ardhjen e stinës së ngrohtë, do të mbushë në 14 mars të gjitha rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, me një larmi aktivitetesh të organizuara. Festimet do të nisin rreth orës 10.00 me aktivitete për të gjitha moshat, duke mos harruar edhe gatimet tradicionale të kësaj feste. Të dielën paradite në sheshin "Skënderbej", këngët dhe vallet e ansamblit "Tirana" do të çelin siparin e festimeve. Më pas, akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojnë fëmijët e pranishëm, ndërsa Banda e qytetit do të mbajë rrugëtimin, përgjatë gjithë bulevardit kryesor. Gjithashtu do të vendosen ne shesh edhe gatimet tradicionale të gatuara nga amvisat, të cilat do t’u ofrojnë këtë ushqim qytetarëve që do i vizitojnë. Nëpër tryeza do jetë shtruar ushqim dhe do ndahet në porcione të vogla, në mënyrë që të ketë sa më shumë shijues të këtyre gatimeve. Kompani të ndryshme do të sjellin produktet e tyre dhe do të zhvillojnë aktivitete të shumta me të pranishmit, duke u dhënë dhe dhurata.
Lulishtja e Sheshit “Skënderbej” do të jetë gjuha e fëmijëve Në një skenë që do të jetë e veshur si dekor, me ngjyrat e verës, me tollumbace të bardha e të kuqe, të rrethuara si veroret që mbajnë nëpër duar, artistët e vegjël do të performojnë pjesët e tyre. Koncerti i fëmijëve do të zhvillohet nën tingujt e muzikës më të dashur për ta. Duke vijuar më pas tek Galeria e Arteve, një grup prej 50 instrumentistësh do të performojnë muzikë klasike. Një repertor shumë i zgjedhur që nga Bethoveni e Vagner, me sonata dhe pjesë të mrekullueshme nga muzika klasike, do të sillen me mjeshtëri nga këta instrumentistë, Kësaj orkestrë të vërtetë, do t’i shtohen dhe pianistë profesionistë dhe soprano të TKOB-së , të cilat do të këndojnë kryesisht muzikë shqiptare, sonata dhe serenata shqiptare.
Në Parkun Rinia, në mesditë do të vendoset një sistem karaoke, i drejtuar nga një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës moderne, KELLY, ku do të ftohen të gjithë, të bëhen protagonistë të këngës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në orët e paradites do të kthehet në një panair argëtues, me kënde dhe streha ku nuk do të mungojnë, veroret, face paiting, si dhe xhaxhi piktori, sheqerkat dhe lojrat. Përpara hotel “Rogner” në mesditë do të zhvillohet një pasarelë mode e konceptuar si një pasarelë e vërtetë, ku stilistë të njohur shqiptarë e studentë të modës, do të veshin modelet me koleksionet e tyre, të frymëzuara nga pranvera e të stiluara në perspektivë, me ngjyrat dhe emocionet më pikante të stinës.
Pasditja do të jetë një panoramë verore e kushtuar rinisë ku në Zonën e ish- Bllokut do të perfermojnë live “ Rock the Block”, me muzikë rrok dhe muzikë live nga vende si Danimarka , Holanda , Belgjika dhe Gjermania me bashkëpunimin e ngushtë edhe të ambasadave të këtyre vendeve. Festa e Verës sjell besimin dhe shpresën, më shumë dashuri, mirësi, shëndet e ripërtëritje njerëzore..
Nga pikëpamja historike Dita e Verës është shumë e lashtë, dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët , një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet, pra para lindjes së krishtërimit. Ndërsa nga pikëpamja gjeografike, ajo festohej nga mbarë shqiptarët, në qytet e në fshat, në fushë e në malësi, në Atdhe apo edhe në mërgim. Fakti që kremtimi i Ditës së Verës është bërë edhe nga arbëreshët tregon në përhapjen e saj në të gjitha viset mbarëshqiptare. Madje tek arbëreshët siç shpjegon prof. Mark Tirta, me afrimin e kësaj dite arbëreshët e Italisë shkulnin barin me gjithë rrënjë nga toka, për të treguar edhe një vit larg vendlindjes Por në të vërtetë kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani. Sepse gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri kjo ditë erdhi duke u zbehur. Aq sa dikur ajo u harrua krejtësisht e nuk kremtohej më. Ndërsa në Elbasan ajo nuk u zbeh kurrë. Nëse Dita e Verës kremtohet me kaq madhështi tashmë, merita i takon kryesisht Elbasanit. Tani ajo është zyrtarisht një festë kombëtare. dhe bashkë me Elbasanin vjen dhe ballokumja, ëmbëlsira e Ditës së Verës.
 


Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
S'ke bere abonim DigitAlb? Kliko ketu
ARFA sh.p.k u krijuar ne vitin 2005 si nje nga distributoret kryesore te autorizuar te DIGITALB SH.A. per shitjet me shumice dhe pakice te abonimeve dhe artikujve te DIGITALB kudo neper Shqiperi dhe

Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Vjedhja e Bankës dhe politika
(Heshtja e të dyja krahëve të politikes në lidhje me vjedhjen e Bankës tregon:)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: molgen
Lexuar: ikub #:
 0  1.952 1003130075





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

spitaliamerikan

empty