0 0
0
 

Tirane, si u shnderruan vilat e vjetra ne bar-restorante


18 Mar 10

Te gjitha jane elegante, kane moshe gati shekullore, gjenden ne zona qendrore te kryeqytetit shqiptar, duke mbartur nen çatite e tyre shpesh edhe histori familjesh te rendesishme. Por qe tashme vijojne nje e nga nje te shnderrohen ne vende joshese per biznes.

Burimi:

Makfax

vila_tafaj_904651433Vilat antike te kryeqytetit nga shtepi banimi dikur, po shnderrohen nje nga nje ne burime biznesi per zoterit e tyre. Sidomos per vende çlodhjeje, si bar-restorante apo hotele, por dhe ne zyra kundrejt qirave te majme



Vila Tafaj, Vila Goldi, Vila President, Vila Logoreci, Vila Aleks Buda, Vila Luarasi apo ‘Sarajet’... Vila 7, Vila 12, Vila 31...


Te gjitha jane elegante, kane moshe gati shekullore, gjenden ne zona qendrore te kryeqytetit shqiptar, duke mbartur nen çatite e tyre shpesh edhe histori familjesh te rendesishme. Por qe tashme vijojne nje e nga nje te shnderrohen ne vende joshese per biznes. Per ate lloj biznesi qe mund te shfrytezoje pikerisht veçorite e tyre historike, autentike, intime, oborret gjithe gjelberim ne qender te Tiranes per vende çlodhjeje, qendrimi, dmth bare, restorante apo edhe hotele. Sepse te tilla ato behen fitimprurese dhe dashur padashur edhe te vizitueshme nga kushdo.


Eshte bere e zakonshme qe kush ka prone nje vile te vjeter apo te mirembajtur ne qender te Tiranes ose ne ane te rrugeve kryesore, ta jape ate me qira per ta shnderruar sidomos ne nje nga bar-restorantet e shumte e mjaft ne mode ne Tirane. Ose t’i jape me qira per zyra kundrejt kesteve te majme. Dhe ndodh qe mbi muret e vilave tradicionale te lexosh pllakate ku falenderohen me te drejte edhe gjysherit dhe stergjysherit nga niperit e sterniperit per pronen e patundshme qe ata u kane lene si trashegim.


Jo me kot thuhet se “tironsit te thyejne koken me pare’. Por veç tyre, ka edhe mjaft vila, qe ‘tironsit me pare’ i kane lene te rrenuara per shkak te kostos se larte te investimit qe ato kerkojne. Megjithate, nje nga nje mjaft prej tyre po njohin rinimin e tyre te dyte...



Shnderrimi i vilave



E para vile qe nga shtepi banimi do te shnderrohej ne nje vend çlodhes e te hapur publik per te gjithe ne Tirane do te ishte vila Tafaj, fillimisht si restorant me kuzhine tradicionale e pa shume salltanet. Ne kete menyre familja e vjeter tiranase gjeti edhe burimin e jeteses se saj. Nje ndertese ku strehohej familja me rrenje 300-vjeçare ne Tirane, ajo Tafaj. Dhe ‘Vila Tafaj’ sot eshte jo vetem restorant, por dhe nje hotel i kerkuar, sa me imazh tradicional, aq edhe i restauruar se brendshmi shume komod. “Nje biznes i sigurt, se pari prej karakteristikave te vete arkitektures se viles dhe fatit qe ta kishim kete prone ne qender te Tiranes’, shprehet i zoti i saj, Zenel Tafaj.



 


Nderkohe, me komode se ‘Tafaj’ ne vitet e para pas ’90-es do te beheshin ish-vila e mbretit Zog ne Marikaj apo vila ‘Goldi’ te rruga e Dibres. Dhe bashke me vende te tjera te reja moderne edhe vilat ‘e moshuara’ do te pebenin nje kenaqesi elitare per kedo qe behej pjese e frekuentimit te tyre. Qe atehere numri i vilave te shnderruara ne qendra shlodhjeje, por dhe si zyra institucionesh apo firmash te ndryshme eshte bere i pamatshem lehte. ‘Karlsberg’, ‘Vila Ambasador’, ‘Vila President’, ‘Vila Green House’ e shume te tjera.


Dhe sa vjen e shtohet prirja qe jo thjesht si zyra, ambiente pune, por vilat te perqasen me bukur me argetimin. Sa vjen dhe shtohet numri i bar-restoranteve qe projektohen sidomos ne vila antike. Te pajisura natyrisht edhe me oborret e tyre gjithe gjelberim, nje tjeter joshje kjo pa medyshje. Dhe vila personalitetesh te shquara te jetes shqiptare, qe sot nuk jetojne me, po behen jo muze, por bar-restorante. Muret e dhomave te vogla prishen, hapesirat zgjerohen, dyshemete apo tavanet restaurohen, objektet e panevojshme hiqen dhe nga kujtimi i dikurshem ketyre njerezve te medhenj iu mbetet emri tek porta. ‘Vila Logoreci’, ‘Vila Aleks Buda’ etj. Se paku me mire keshtu, se sa asgje, sepse kesisoj ato behen me te kujtueshme, vizitueshme se sa vetmia e mbyllja e meparshme. Te tjera vila jane me numra ‘Vila 7’, ‘Vila 12’, Vila 1’ etj, siç kane qene dikur. Ose mbartin emra pa emertimin ‘vile’ perpara. Si ‘Billioner, ‘Amsterdam’, ‘Charles Bistro’ etj.   




Por jo vetem te vjetra. Ka edhe vila te reja, te ndertuara pas ’90-es, te perdorura per kete qellim, duke shfrytezuar tiparin e theksuar te shqiptareve per t’u zbavitur.


Nje e tille eshte edhe vila mjaft elegante ‘Ferdinand’, nje vile katerkateshe ne zemer te Bllokut. Dy katet e para te shfrytezuara per bar e restorant, ku shkojne edhe shume te huaj, ndersa dy te tjerat per te banuar vete familja, ku kryetari i saj quhet Ferdinand. “Shnderrimin e vilave ne vende argetimi e shoh si nje shfrytezim shume pozitiv per vete fatin e ketyre vilave, te cilat ne te kundert ndoshta dhe do te rrenoheshin krejt”, shpjegon arkitekti Artan Shkreli.   



Historia e vilave



Vilat me te bukura e te vjetra ne Tirane jane ato te viteve ’30. Arkitekti Shkreli pohon se shpesh ne ndertimet e ketyre viteve te fundit nuk gjen risi qe t’i garezojne ato. Jane ndertuar nga tiranas te pasur te viteve ’30-’40-te, me stil klasik ose neoklasik, shpesh te projektuar nga arkitekte italiane. Te konfiskuara nga shteti komunist per 50 vjet, e te rimarra nga pronaret e tyre, qe bashke me to rilinden.  


Tek rruga Fortuzi, nje nga zonat me te vjetra tiranase, aty ku eshte edhe vila ‘Tafaj’ e ndertuar ne 1927, gjendet edhe vila ku ka jetuar shkencetari i njohur shqiptar, Aleks Buda. Deri nje vit me pare kati i pare i viles trekateshe rrinte bosh. ‘Kishte 10 vjet qe vajza e profesorit kerkonte ta jepte me qira, por nuk gjente kliente, sepse vila ishte tejet e amortizuar”, tregon administratori i bar-restorantit te ngritur aty. Nese kati i pare i marre me qira ka ndryshuar rrenjesisht faqen, ne katin e dyte dhe te trete ku jeton i biri mjek i profesorit, dritaret duken ende te rrenuara. “Vajza e profesorit e pati veshtire ta jepte me qira, per kujtimet e te atit aty, biblioteken e tij te madhe qe me pas ia fali shkolles ‘Aleks Buda’ dhe Bibliotekes Kombetare”, tregon Adrian Aliaj, administratori i bar-restorantit aty.



Nje tjeter vile mbart brenda saj historine e aktores se madhe Marie Logoreci. Femijet e saj ne vilen qe iu la e ema vendosen zyrat e shtepise se tyre botuese ‘Logoreci”. Por pas largimit per ne SHBA, vendosen ta japin me qira, per ta shnderruar ne nje nga vile-restorantet me te bukura dhe frekuentuara ne Tirane, me emrin ‘Vila Logoreci’. Nje tjeter vile elegante ne nje zonat e Tiranes se vjeter, tek sheshi ‘Bukureshti’ eshte ajo e ish-mjekut te njohur te paraluftes, Hajrullah Harxhit. E ndertuar ne vitin 1933, dykateshe dhe e projektuar nga arkitekte e inxhiniere italiane. Kati i pare sherbente si klinike e mjekut, ndersa kati i dyte perdorej si banese e familjes se tij. Me vdekjen e mjekut, edhe ish-shef i Shendetesise ne Bashkine e atehershme te Tiranes apo ish-bursist i milionerit amerikan Rrok Feler, shteti e beri vilen Komitet te Rrethit te Tiranes. Deri ne vitin 1992 ajo do te ishte e tille. Pas kthimit te viles ne prone te familjes, mbesa e doktorit do ta jepte katin e pare me qira per zyra te ‘Infosoft’, ‘Gervisht dhe Fito’, ‘Teuta Construction’. Perpara 5-6 vjetesh oborri 700m², i lene pasdore, do te shnderrohej ne nje bar te dhene me qira. Sot i quajtur ‘Piccadilly’, nje nga me te frekuentuarit ne kryeqytet.  



‘Na kane bere kerkesa per ta prishur vilen e per te bere ndertime te reja aty, por nuk kemi rene dakord. Nderkohe Bashkia e Tiranes ka miratuar nje plan urbanistik pa marre parasysh kerkesat dhe sugjerimet tona’, shprehet Agron Demiraj, dhendri dhe trashegimtari i viles se mjekut Harxhi. Edhe tek bar-restorant ‘Tradita’, i ngritur ne nje shtepi karakteristike 100-vjeçare tiranase, ka jetuar fisi i Farkajve, tiranas te vjeter. E gjithmone pas nje vile te bukur, ka ne mos nje tiranas disashekullor, nje familje qe sot mund te quhet edhe ajo tiranase e vjeter njeshekullore..  



Ku jetojne pronaret?


Zoterit e vilave jane kryesisht tiranasit e vjeter ose personalitete te shquar te vendit. Iu perkasin fiseve Tafaj, Petrela, Farka, Alla e me radhe, fise te njohur e te vjeter tiranasish. Ata gezojne jo vetem nje vile ne Tirane. Ka raste jane me 3-4 shtepi ose minimalisht dy. Njera, ajo tradicionalja e me joshesja e lene me qira, ndersa ne tjetren, kryesisht ne pallat, ata banojne. Por ka dhe si fisi i Farkajve, qe veç shtepise 100-vjeçare te shnderruar ne bar-restorant ‘Tradita’ te rruga e Durresit, kane edhe 3 te tilla aty rrotull. Edhe Tafajt kane ndetuar nje tjeter vile 5-kateshe ne tokat e tyre ku jetojne, ndersa vilen ‘Tafaj’, trashegim nga prinderit e kane shnderruar ne biznes. Pasardhesit e doktor Hajrullah Harxhit jetojne ne apartament, pasi vilen elegante te tij tek sheshi ‘Bukureshti’ e kane lene me qira, po per ambiente baresh shume te frekuentueshme. Po ashtu edhe vajza e akademikut Aleks Buda jeton ne apartament. “E pati te veshtire ta linte me qira vilen per shkak te kujtimeve te te atit dhe nuk donte t’ia linte ate çdo njeriu”, tregon Ardian Aliaj per Tatjana Haxhimihalin, vajzen e profesorit.


Ne apartament jetojne edhe pronaret tiranas te viles se bar ‘Metropolitan’ te Blloku apo te ‘Viles 7’. Te cilet veshtire t’i takosh e t’i gjesh shpesh neper pronat e tyre, te lena tashme ne duart te tjeterkujt.



Vilat tashme i lene peng te qirave te majme prej te cilave nuk kane aspak nevoje te punojne. Puna per ta nuk humbet ne rastet kur ata e kane profesionin pasion ose kane ndertuar biznese qe tanime s’mund t’i lene. Sepse te jetosh me te ardhurat e qirave nga 1000-2000-5000-8000 euro ne muaj eshte nje thesar i vertete qe rrjedh e nuk pikon...



Fitimi prej vilave



Shuma e investimeve per te rindertuar vilat e vjeteruara eshte e madhe, sikur te ngresh diçka nga fillimi, sepse amortizimi shpesh eshte ne shkalle te larte. Por prape atmosfera antike qe ato mbartin edhe pas restaurimit nuk gjendet kund tjeter ne ndertimet e reja. Dhe kjo krijon nostaligji, krenari, joshje te veçante tek klientet. “Pavaresisht se kam investuar 150 mije euro, them se ne 10 vjet te drejte perdorimi, do te fitoj mjaft. Qe me 6 muajt e pare jam shume i kenaqur”, tregon Adrian Aliaj per bar-restorantin e tij te ngritur tek ish-vila e Aleks Budes. 500 mije euro kane investuar qiramarresit e viles se bar ‘Metropolitan’ me te drejte perdorimi 6 vjet. Aty kapaciteti prej 600 vendesh ne oborr rri ne menyre konstante plot, duke u renditur ndoshta pas ‘Tajvanit’ per nga kapaciteti dhe frekuentimi.   


Por te fituar jane edhe qiradhenesit. Qirate e vilave jane te larta. Dhe fitimet per ta shkojne nga 3 mije deri ne 10 mije euro ne muaj. Disa nga qiramarresit nuk tregojne se sa u paguajne zoterve te vilave. Por menaxherja e barit ‘Picca Dilly’ tek ish-vila e doktor Harxhit me 700 m² oborr ne qender te Tiranes tregon se paguan 5 mije euro ne muaj per qirane. Ndersa menaxheri i ‘Metropolitan’ tregon se paguajne 8 mije euro ne muaj.  


“Suksesi i marrjes me qira te nje vile ka te beje me siperfaqen e gjelber, pozicionin ku gjendet vila, se ajo mund te jete dhe e aneksuar dhe josh shume njerez, dhe se çfare ambienti krijon brenda, kushtet, sepse baret ne Tirane jane bere te panumert”, shpjegon Nafiz Aska, menaxher i ‘Metropolitan’.



Mirembajtja



Pothuajse ne te gjitha rastet qiramarresit i kane gjetur vilat ne gjendje te amortizuar. Duke filluar nga dyshemete, dyert, derrasat e kalbura, bodrumet etj. Ata qe vendosin t’i restaurojne ato duhen te marrin parasysh te lene qimet e kokes. “Vilen e Aleks Budes kishte dhjete vjet qe nuk i afrohej kush, sepse ishte ne gjendje te amortizuar dhe kerkonte shume pará”, tregon administratori i saj, Ardian Aliaj. Ndersa ai vendosi qe me guxim te investoje 150 mije euro per te restauruar gjithçka. Qe nga bodrumi ku mbahej biblioteka e profesorit, deri te dyert, dyshemeja. ‘Kur e mora oborrin e gjeta gjithe shkurre, ferra, dyshemeja po binte, muret e oborrit ishin shume te larta. Por pasi prisha muret tullat e tij i perdora pikerisht per te shtruar sheshin e oborrit. Iu nderrova pozicionin pemeve, muret i brendshme te shtepise i eliminova dhe zgjerova hapesirat”, tregon Ardian Aliaj, i cili tanime duket i shperblyer qe çdo gje po i ecen mbare, siç kishte parashikuar. ‘Sa e pashe une thashe do ta marr, sepse vleresova pozicionin e viles ne ane te rruges, oborrin e saj te gjelberuar, si dhe kisha besim te puna jone”, tregon ai, i cili e ka marre me qira per 10 vjet. Dhe tani pas 6 muajsh nga hapja ..ndjehet shume i kenaqur. Oborri rri plot e perplot me njerez, por edhe ambientet e brendshme gjithashtu mbushen me njerez qe vijne per te drekuar apo darkuar aty. Jane banore te lagjes, familjare, te moshes mbi 30 vjeç, si dhe punonjes te institucioneve aty afer.   




“Kemi rregulluar thuajse gjithçka ne vile dhe ne oborrin e saj, me nje investim prej 500 mije euro. Ruajtem strukturen nga jashte siç ka qene dhe parketi ishte ende shume i forte. Ndersa oborri ishte si nje xhungel. Riparuam shatervanin ekzistues, ndersa lame portokallet dhe mandarinat. Te tjerat u ndryshuan krejtesisht. Ambientet e brendshme duhet t’i shtojme e zgjerojme gjithashtu. Kemi ende pune.”, tregon menaxheri i bar ‘Metropolitan’, Nafiz Aska.


“Shteti e kishte per detyre te investonte, po s’beri asgje. Çdo gje e beme ne vete. Duke marre qirate nga qiramarresit e duke investuar ne vile. Pavaresisht se shtepia eshte ende e forte, e mbajtur mjaft mire, jane bere rikonstruksione te medha ne dyer, dritare, dyshemete e amortizuara.”, shpjegon bashkeshorti i mbeses se mjekut Harxhi, Agron Demiraj.


“Kemi riparuar tavanin me kallama te cilat u bene me gipse. Kemi futur sistemin e ngrohjes ne gjithe vilen, nderkohe perdorim edhe oxhakun e vjeter. Hapem muret qe krijuam aneksin ku eshte vendosur banaku”, tregon Fabion Hoxha per ‘Vilen 7’...


Kushdo e ne çdo vile restaurimi eshte puna e pare per çelesin e suksesit.



Oborret



Qe te quhet ‘vile’ duhet patjeter te kete oborr, ne te kundert do te emertohej ‘shtepi’. Eshte pikerisht prania e e oborrit qe i jep emertimin ‘vile’ dhe ben dallimin me nocionin ‘shtepi’. Dhe pikerisht sidomos prej tyre njerezit joshen se pari te futen neper vilat e gjelberuara. Dhe oborret e vilave te vjetra jane zakonisht 200-300-800 m². Kane pothuajse te gjithe peme frutore, tashme te medha e plot me kokrra, qe klienteve iu varen mbi koke apo iu kenaqin soditjen. Sidomos limona, mandarina, portokalle, shege, ullinj etj. Te cilat hijeshohen edhe me lule te tjera apo shatervane moderne dhe krijojne joshjen me te madhe per klientet. “Njerezit me shume qendrojne jashte se sa brenda”, tregon menaxheri i Viles 7, Fabion Hoxha. Ndersa kur nisin shirat dhe i ftohti futen ne dhomat e vogla dhe te pakta te vilave, dikur thjesht shtepi banimi. “Kemi pak ambiente brenda, duke llogaritur qe kapaciteti jashte eshte per 600 vende dhe te gjithe keta kliente tane do ta kemi veshtire t’i akomodojme ne dimer. Ndaj jemi duke bere disa investime te reja brenda viles”, tregon menaxheri i ‘Metropolitan’, Aska. Vila aty me gjithe oborrin ze nje siperfaqe prej 1500 m².



‘Tek ne nuk mendoj se ekziston ne mase kultura per te kuptuar çfare eshte antike. Ne nuk jemi ngopur ende me modernen. Me shume mendoj se klientet tane vijne prej oborrit, se sa prej vete viles nga brenda”, shpjegon menaxheri i ‘Viles 7’. ‘Ne kemi nje shtepi tradicionale tiranase ku kemi investuar 40-50 mije euro, por po pendohemi qe e kemi bere kete. Edhe pse i kemi bere reklame ne hyrje te oborrit dhe ambientet i kemi antike, ndoshta sepse nuk jemi ne ane te rruges dhe oborri eshte disi i futur nga mbapa nuk na ka ecur mjaft”, tregon Alban Marjanaku, administrator i bar-restorant ‘Tradita’.




Vilat e vjetra, me te bukurat



A jane vilat e para Luftes se II Boterore ende garuese per arkitekturen dhe tekniken e tyre te ndertimit? Arkitekti Artan Shkreli jep argumentet e tij: “Nuk e di a kemi ne keto vite nje hap cilesor ne ndertime vilash, krahasuar me vilat e para Luftes II Boterore. Madje per disa prej tyre do te thoja se nuk jane mberritur ende as ne performancen arkitekturore te eksteriereve e interiereve e as ne ate funksionale. Fakti i te qenit me te reja ne kohe, apo me te medha nuk i ben vilat e kohes sone me te mira. Po marr per ilustrim disa vila te periudhes se paraluftes te cilat deshmojne nje stilistike te pjekur e te realizuar mire: ish-Vila e Kuqe (ku sot eshte ndertuar hotel-restorant ‘Karlsbergu’), Vila e ish-Ambasades Jugasllave ne rrugen e Durresit (interieret e se ciles kishin dhe elemente neoveneciane ne buazeri – dru), apo vila e ish-Ambasades Maqedonase prane RTV Shqiptar. Keto dhe shume te tjera ishin vila me stil eklektik (ne mode per kohen), por kishte edhe ne stil racionalist si ‘Vila Luarasi’ prane rruges Elbasani apo vila e Nenes Mbretereshe (sot rezidence e familjes mbreterore – ish-Pallati i Pioniereve). Kjo e fundit ne nje stil shume delikat te protoracionalizmit europian me nje kopsht monumental perpara dhe mbrapa te trajtuar me plot peme ekzotike. Perpara kesaj periudhe, nuk behet fjale per vila “autentike” ne Tirane, pasi koncepti i viles ishte i shkrire me ate te sarajit. Per ilustrim te kesaj kane mbetur gjurmet e Sarajit te Toptaneve ne brendesi te keshtjelles se Tiranes”, perfundon Shkreli.


Por i vetmi problem per ata qe i menaxhojne vilat per biznes eshte hapesira e tyre e vogel ne mjediset e brendshme. Jane me intime ashtu te vogla, por nuk iu pergjigjen kerkesave te shtuara te klienteve. “Do te shtojme nje dhome ne katin e dyte te viles”, shpjegon Fabion Hoxha, menaxher i ‘Viles 7’. “Ambientet e brendshme te viles jane si dhoma shtepie qe nuk te joshin dhe na duhet qe te shtojme hapesira per dimrin”, shpjegon Nafiz Aska, menaxher i ‘Metropolitan’. Normalisht vilat kane nga nje ose dy dhoma ne kat, veç ndonje verande, aneksi dhe oborrit.




Vilat e Bllokut



Vilat e Bllokut shumekush qe nuk e njeh Tiranen e para ‘90 mund t’i hamendesoje te ndertuara ne vitet e komunizmit. Por ne fakt te gjitha vilat jane te Tiranes parakomuniste. Madje dhe nje pjese e ish-viles se Enver Hoxhes ka qene e vjeter, ndersa pjesa tjeter u be shtese e re. Jane ne Bllok rreth 20 vila, kryesisht te projektuara dykateshe me arkitekte italiane dhe shpesh per kete arsye i quajne dhe ‘vila italiane’. Te shnderruara shumica ne pube, bar-restorante apo dhene me qira ojq-ve e organizatave nderkombetare. Duke qene nje zone plot me vila ne qender te Tiranes, te mbuluara nga gjelberimi i oborreve ato u bene zemra e argetimit te kryeqytetasve shqiptare.




Edhe keto se shumti menaxhohen me qira nga te tjere, jo nga pronaret e tyre, te cilet parapelqejne te mos lodhen, por te marrin fitimin fet e fet. Me qira eshte dhene vila e bar ‘Metropolitan’, ‘Charles Bistro’, ‘Vip’, Lizart’, etj. ‘Charles Bistro’ gjendet ne nje vile italiane te vitit 1938, dykateshe, me siperfaqe 300-400 m², e shnderruar ne bar qe ne vitet e para pas ’90-es, e quajtur fillimisht ‘Vila 1’. Nga ’99 quhet ‘Charles Bistro’. ‘Mendoj se ndikon jo vetem vila, oborri dhe bukuria e tij, por dhe si e trajton ambientin, pijen, muziken. Vila ka oborre, hapesira qe te jep mundesine t’i trajtosh mire’, shprehet menaxheri i ‘Charles Bistro’. Edhe ky i marre me qira dhe i menaxhuar nga femijet e pronareve. ‘Metropolitan’ ka vetem 5 muaj qe eshte hapur ne Bllok. Perpara se te shnderrohej ne nje qender argetimi si shume vila te tjera krah saj, vila ishte perdorur per zyrat e firmes rentiere ‘Silva’, si Drejtori Doganash etj. Ndersa perpara viteve ’90 ishte vila e Hysni Kapos.


Zona e pakalueshme per 50 vjet rresht komunizem eshte sot zona me e frekuentuar e Tiranes, jo vetem sepse eshte ne qender, por pikerisht sepse eshte nje zone gjithe vila, e fale oborreve te tyre, edhe e gjelberuar me shume se te tjerat... 



Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
QUDAL - QUality meDAL Kërkimi i Medaljes së Cilësisë në Republikën e Shqipërisë 2014/2015
Këto janë rezultatet e Kërkimit të parë shqiptar të Medaljes së Cilësisë QUDAL - QUality meDAL - DEEPMA, të kryer në qershor të këtij viti nga organizata zvicerane ICERTIAS – International Certificati

Hotel me dhoma 1+1 dhe 2+1 per pushime ne Sarande
Apartamentet jane te kompletuara dhe me parking 24ore. Pushimet te shijojne me shume ne vendin tend.


Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne bregdetin e Himares!
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Rama deklaroi arritje për 300 ditët e para te qeverisë. Basha tha te kundërtën
(Cili është me pranë se vërtetës?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
Lexuar: ikub #:
 0
TIRANA
 2.050 1003180149





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan