Kosi dhe bakteriet e mira, ndikimi te femijet

23 Qer 10

Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 pëqind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella.

 
0
0

jogurt2Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 përqind numrin e infeksioneve të zakonëshme mes fëmijëve.Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë.Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakter L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëvë iu dha  kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre.Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 pëqind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 përqind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e  fëmijëve që hëngri kos pa baktere të mira.Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit Dannon dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë së universitetit Xhorxhtaun.





   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.












Sondazh
Ismail Morina i dronit të famshmën
(Ishte për mendimin tuaj:)




Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
ikub #:
FEMIJE KOS
1006230018










Reklame
Hako
Reklame
spitali amerikan