0 0
0
 

Sarandë, spitali SOS për gjak


30 Kor 10

Rasti i fundit është ai i para dy ditëve, kur një grua shtatzënë ishte në rrezik për jetën dhe banka e gjakut ishte bosh.

Burimi:

Shqip

gjak qeseShkojnë pranë nivelit zero rezervat për gjak në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.Kjo ka vënë në alarm drejtuesit, të cilët edhe dje kanë përsëritur apelin për të dhuruar gjak, në përballim të operacioneve të planifikuara, por edhe të situatave të pritshme nga aksidente në det, ato automobilistike e ngjarje të tjera të pazakonta, që mund të ndodhin.Mjekja Emanuela Zhuli, drejtore e bankës së gjakut në këtë spital, pranon se i gjithë spitali, por sidomos reparti i urgjencave, gati çdo ditë përballet me mungesën e rezervave të gjakut. Rasti i fundit që ajo sjell në kujtesë, është ai i para dy ditëve, kur një grua shtatzënë ishte në rrezik për jetën dhe banka e gjakut ishte bosh.“Edhe pse përmes mediave lokale u përsërit apeli qytetar për të shpëtuar jetë, duke dhuruar gjak, askush nuk iu përgjigj atij apeli dhe shpëtimi i gruas shtatzënë kaloi shumë pranë vdekjes”, sqaroi Zhuli.Sipas saj, nevojat për gjak në operacionet e planifikuara është bërë praktikë që përballohen nga familjarët e të sëmurëve që hyjnë në sallë, ndërsa para ngjarjeve të papritura, spitali ndodhet në udhëkryq. Sipas mjekëve situata mund të përmirësohet nëse ka vullnetarë të dhurimit të gjakut. Dhuruesit duhet të kalojnë disa faza para se gjaku i tyre të përdoret për operacione, pasi lënda duhet t’i nënshtrohen testit. Kjo është një tjetër arsye përse dhuruesit duhet të jenë të shumtë.


Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »

Ofertë për çdo regjistrim nga Kopshti dhe Çerdhja Tweety...
Për çdo regjistrim deri në fund të muajit Gusht përfitoni një muaj falas.

Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare,,,
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Vjedhja e Bankës dhe politika
(Heshtja e të dyja krahëve të politikes në lidhje me vjedhjen e Bankës tregon:)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
Lexuar: ikub #:
 0
GJAK SARANDA SPITALI
 595 1007300026





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat


acdurres

spitaliamerikan

dga