ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Ndryshon skema e kolaudimit të automjeteve, ja dokumentet që duhen


03 Sht 10

Kompania koncensionare ka rikonstruktuar 14 qendra ekzistuese të Kontrollit Teknik në të gjithë Shqipërinë dhe ka ndërtuar një qendër të re në Qarkun e Tiranës

Burimi:

Lajmi i Fundit

automjetete-kolaudOperatori që ofron shërbimin, njoftoi sot se duke filluar nga data 06.09.2010 Kontrolli i Detyrueshëm Teknik i Automjeteve, i njohur gjerësisht si kolaudimi, do të pësojë ndryshime rrënjësore në cilësi dhe procedura, bazuar në Direktivën e Bashkimit Europian 2009/40/EC dhe Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Kompania SGS mori përsipër kryerjen e këtij shërbimi nëpërmjet kontratës koncensionare të nënshkruar me Ministrinë e Punëve Publike dhe Transporteve. Në vitet e kaluara ky shërbim ka qenë etiketuar shpeshherë si i korruptuar dhe joprofesional. Ne disa raste emisionet investigative të televizioneve të ndryshme kanë vërtetuar këtë etiketim. Kjo ishte edhe një nga arsyet kryesore që e shtynë Qeverinë shqiptare të inicionte procedurat e dhënies me koncension të këtij shërbimi. Që nga momenti i nënshkrimit të kontratës, kompania koncensionare filloi punën për rikonstruksionin e 14 qendrave ekzistuese të Kontrollit Teknik në  të gjithë Shqipërinë dhe ndërtimin e një qendre të re në Qarkun e Tiranës. Investimi parashikonte rikonstruksionin e plotë të ndërtesave të cilat në shumë raste ishin në gjendje të mjerueshme, montimin e pajisjeve të reja të kontrollit teknik dhe trajnimin e punonjësve me procedurat e reja të këtij kontrolli. Vlera e këtij investimi kap shifrën 670.026.000 lekë. Teknologjia kontrollit teknik e instaluar në këto qendra është e fjalës së fundit, prodhim i kompanisë së mirënjohur gjermane MAHA, lider botëror në prodhimin e pajisjeve testuese dhe kontrolluese të automjeteve
QENDRA E RE E KONTROLLIT TEKNIK NË TIRANË
Kompania koncensionare SGS Automotive Albania ka përfunduar ndërtimin e Qendrës së Re të Kontrollit Teknik të Automjeteve në Rrugën nacionale Vorë – Fushë-Krujë, km. 5. Kjo qendër e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim do të ofrojë shërbimin në gjashtë linja kontrolli, katër për autoveturat dhe dy për mjetet e rënda. Duke filluar nga kjo datë, Qendra ekzistuese e Kontrollit Teknik do të mbyllet për arsye rikonstruksioni.
Dokumentacioni i domosdoshëm që duhet të ketë përdoruesi i mjetit rrugor kur paraqitet për kontroll teknik:
1. Leja e qarkullimit të automjetit
2. Certifikata e vjetër e kontrollit teknik
3. Vërtetimi nga Zyra e Taksave e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që vërteton:

1.Pagesën e taksave vjetore të rregjistrimit dhe të qarkullimit
2.Pagesën e gjobave për paraqitje me vonesë në kontroll teknik (nëse ka të tilla)
4.Celësat e automjetit
* Përpara se te paraqiten në Qendrën e Kontrollit Teknik, për të shmangur vonesat dhe problemet përdoruesit e mjeteve duhet të kenë parasysh:
* Automjeti që do të paraqitet në Qendrën e Kontrollit Teknik të jetë tekniksht në rregull, si nga ana vizuale (fenerë, sinjalistikë, paraqitje etj.) ashtu edhe nga ana mekanike (motorr, sistem amortizimi, sistem drejtimi etj.)
* Procedura e kontrollit teknik parashikon  të kontrolloje pjesën e jashtme (të sipërme dhe të poshtme) si dhe pjesen e brendshme të automjetit. Prandaj automjetet duhet të jenë të pastër.
* Procedura që duhet të ndjekë përdoruesi i mjetit rrugor në momentin që paraqitet në ambientet e Qendrave të Kontrollit Teknik:

1. Me setin e dokumentacionit të mësipërm paraqitet në zyrën e pritjes
2. Recepsionisti, punonjës i SGS Automotive Albania, kryen procedurat e regjistrimit të mjetit në sistemin kompjuterik dhe lëshon faturën përkatëse dhe kuponin tatimor.
3. Përdoruesi  i mjetit rrugor nënshkruan deklaratën mbi gjendjen teknike të automjetit të tij.
4. Përdoruesi i mjetit rrugor dorëzon celësat e automjetit.
5. Përdoruesi i mjetit rrugor kalon në ambientet e pritjes, nga ku mund të vëzhgojë mjetin e tij që kalon në fazat e ndryshme të testimit
6. Pas perfundimit të testimit, përdoruesi i mjetit rrugor kalon në zyrën e informacionit ku merr në dorëzim:
1. Në rast se mjeti kalon me sukses testimin, celësin e automjetit dhe certifikatën e vlefshme të kontrollit teknik.
2. Në rast se mjeti nuk e kalon testimin, celësin e automjetit, certifikatën me shënimin “NGEL” dhe Raportin e Kontrollit Teknik ku shënohen zërat në të cilat mjeti ka nevojë për riparim.
3. Kontrollori teknik jep sqarimet e nevojshme për arsyet e ngeljes së mjetit në procesin e testimit.
4.  Të dhënat e raportit teknik do të jenë të vlëfshme për përdoruesin e mjetit për të riparuar mjetin e tij përpara se të paraqitet për rikontroll në Qendrën e Kontrollit Teknik

Rikontrolli i automjeteve
Rikontrolli i automjeteve brenda periudhës një mujore pas datës së kontrollit të parë parashikon vetëm kontrollin e zërave në të cilat automjeti është konstatuar me probleme. Tarifat e rikontrollit janë të publikuara në cdo Qendër Kontrolli Teknik.
Tejkalimi i afatit një mujor parashikon kontroll të plotë për automjetin dhe pagesë të plotë të tarifës së kontrollit teknik.

RREGULLA TË BRËNDSHME TË FUNKSIONIMIT TË QENDRAVE TË KONTROLLIT TEKNIK
Në Qëndrat e Kontrollit Teknik ndalohet rreptësisht:

1. Hyrja e përdoruesve të mjeteve dhe e të gjithë personave të paautorizuar në ambientet e linjave të kontrollit teknik të automjeteve.
2. Pirja e duhanit në të gjitha ambientet e brëndshme të Qendrave të Kontrollit Teknik.
3. Mbajtja e lëndëve të rrezikshme brenda automjetit gjate procedurës së kontrollit teknik
4. Cdo send/objekt, jo pjesë konstruktive e automjetit, që mund të pengojë kryerjen e procedurave të kontrollit teknik.
5. Prania e kafshëve në brendësi të automjetit gjatë procedurës së kontrollit teknik.

TARIFAT E SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TEKNIK
Tarifat e Shërbimit të Kontrollit Teknik të Automjeteve, si dhe rregullat dhe procedurat përkatëse, janë të miratuara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe janë të afishuara në të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik. Këto janë tarifa fikse dhe të panegociueshme. Mos paguani asnjë shumë tjetër përvec këtyre tarifave të parashikuara. Cdo shkelje e këtij rregulli konsiderohet vepër penale dhe do të raportohet menjëherë pranë autoriteteve përkatëse.


 


clubfm
Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
A&A Security Survey
Kasafortat tona jane te garantuara me certifikata te cilesise se larte, duke vene ne dispozicion te bleresve, kualitet dhe cilesi absolute.

RIGJALLERONI SHTEPINE TUAJ ME STILIN UNIK TE FATINI DESIGN
OFERTAT ME TE MIRA PER MOBILIME KLASIKE DHE MODERNE I GJENI VETEM NE SHOWROOM-IN TONE

KURSET E TRAJNIMIT ALPHA
Kurse trajnimi Alpha Web, Alpha Platinium Bussines

GW COMPUTERS DYQANI JUAJ I KOMPJUTERAVE
Fokusi i GW Computers eshte cilesia e larte e pajisjeve.

Keni menduar te keni nje apartament prane detit ? “Kompleksi Perla” e ofron kete mundesi per ju...
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).






SONDAZH
Qershori erdhi
(A do te marre Shqiperia statusin e kandidatit per ne BE?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0  1.822 1009030132





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan