Filma të rinj në kinema “Imperial”

02 Tet 10

Pas dy vjetësh mungesë kompania “Walt Disney” do të sjellë filmat e saj në Shqipëri. I pari titullohet “Nxënësi i magjistarit”, që do të shfaqet nga data 1 tetor, për të vazhduar më pas në version 3D me “Piratët e Karaibeve 4”.

Burimi: Top News

 
0
0
Spitali Amerikan

 

kinema-imperialKatër filma premierë do të shfaqen gjatë tetorit në kinemanë “Imperial” pranë Sheraton.
 
Pas dy vjetësh mungesë kompania “Walt Disney” do të sjellë filmat e saj  në Shqipëri. I pari titullohet “Nxënësi i magjistarit”, që do të shfaqet nga data 1 tetor, për të vazhduar më pas në version 3D me “Piratët e Karaibeve 4”.
 
“Do të fillojmë me premierën absolute ‘Nxënësi i Magjistarit’, një film aksion dhe fantazi me aktorët Nikolas Kejxh dhe Monika Beluçi”, deklaron Drejtori i Përgjithshëm i “Imperial”, Altin Prifti.
 
Filmi sjell historinë e një studenti që jeton në Nju Jorkun e ditëve të sotme, i cili është i detyruar që të pranojë punën si nxënës dhe asistent i një mjeshtri magjistar, personazhe të interpretuara nga Jay Baruchel dhe Nicolas Cage.
 
Mjeshtri do të stërvisë nxënësin, që ka fuqitë e magjistarit, të luftojë forcat e liga që i kanosen Manhatanit. Nga gjysma  e dyte e muajit stafeta i kalon filmave shqiptarë.
 
“Do të pasurohet me dy prodhimet shqiptaro-belge dhe shqiptaro-gjermane, përkatësisht ‘Dosja K’ dhe filmi ‘Shqiptari’”, shprehet më tej, drejtori Prifti.
 
“Dosja K” është një film i regjisorit Jan Verheyen, ndërsa “Shqiptari”, i regjisorit gjerman Johannes Naber. Ata do të shfaqen në Imperial Sheraton përkatësisht në datat 15 dhe 29 tetor.

Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.












Sondazh
Reforma në drejtësi
(Cila parti doli fitimtare?)






Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
ikub #:
1010020036









Reklame


Reklame
Digitalb
Reklame
ventouris


Reklame
inTV