marketkonekt
0 0
2
 

Librat me te fundit qe botohen ne shqip

06 Nën 10

"Një të shtunë me miqtë" i autorit Andrea Camilleri. Libri rrëfen jetën e disa të rinjve nga fëmijëria, të cilat janë të ngarkuara me trauma të rënda që të trondisin shpirtin...

Burimi: ikub.al

libratLibra të rinj, të autorëve shqiptarë e të huaj, i janë shtuar këtë javë librarive të kryeqytetit. Disa nga titujt janë:

"Një të shtunë me miqtë" i autorit Andrea Camilleri. Libri rrëfen jetën e disa të rinjve nga fëmijëria, të cilat janë të ngarkuara me trauma të rënda që të trondisin shpirtin dhe deri në rini kur shtohet ngarkesa e turbullimeve. Ky libër është një botim i shtëpisë botuese “Dituria” dhe kushton 500 lekë. "
     
"Anamorfoza e mesazhit të madh", një libër nga Bardhyl Rauf Fico.  E vërteta mbi Islamin dhe mendimi i elitës intelektuale gjithëkohore për këtë çështje shprehen në këtë libër, i cili është një botim i Institutit Shqiptar të Mendimit. Libri kushton 500 lekë.
 
“Tropiku i kancerit”, një roman nga Henry Miller. Një kryevepër letrare për botën sensuale parisiene në kohën mes dy Luftrave Botërore. Samuel Beckett në lidhje me këtë roman ka thënë se "Tropiku i kancerit është një ngjarje e rëndësishme në historinë e letërsisë moderne". Libri është hedhur në treg nga shtëpia botuese “GlobusR” dhe kushton 800 lekë.
 
"Erotikoni Satirikoni” një libër me 100 rrëfenja i Virgjil Muçit. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vëndi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati. Me sytë e mëndjes ne mund të shohim kështjella të mrekullueshme me salla të zbukuruara e të hijeshuara ku dëfrenin muzikantët e poetët, ku damat e hijshme hidhnin valle dhe u merrnin mentë të rinjve me hiret e tyre. Libri është një botim i “Aeditions” dhe kushton 1200 lekë.

Shtypi i dites

Analize



mk








Sondazh
Një pjesë e mirë e kohës kalohet edhe në shoqëri
(Por a do të pranoni edhe një shoqëri me individë gay?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: nia meba
ikub #:
 2
KULTURA LIBER
1011060069





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
google
Para 49 muajsh  
  
E kane perkthyer me google translalte, me siguri
     
Ledia Dushi
Para 49 muajsh  
  
Pershendetje! Me ju pyet kot, si per qejf, kete librin e Camilleri-t a e ka perkthye kush ne shqip, apo e ka shkru ne shqip Camilleri...
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan