Edi Rama, kryebashkiaku qe synon rikonfirmimin

08 Maj 11

Për herë të parë ai kandidoi në tetor të vitit 2000 për zgjedhjet lokale në Tiranë si kandidat i pavarur, i mbështetur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ku fitoi 57% të votave.

 
0
0

RAMA-PSKryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, pas 11 viteve si qytetari i parë i kryeqytetit, kandidon sërish për mandatin e tij të katërt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Piktori, publicisti dhe politikani Rama ka lindur më 4 korrik 1964 në Tiranë.
Për herë të parë ai kandidoi në tetor të vitit 2000  për zgjedhjet lokale në Tiranë si kandidat i pavarur, i mbështetur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, ku fitoi 57% të votave. Rama u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës për mandatin e parë.
U rizgjodh kryetar i bashkisë për mandatin e dytë, në dhjetor 2003 dhe kandidoi për mandatin e tretë në 18 shkurt 2007, ku fiton sërish zgjedhjet lokale kundër kandidatit të Demokratëve.
Rama ka mbajtur edhe funksionin e Kryetarit të Shoqatës së Kryebashkiakëve të Shqipërisë nga viti 2000 - 2007. Në tetor 2002, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, kryebashkiakut Rama iu akordua një çmim për punën e tij me projekte mjedisore, që kontribuan në luftën kundër varfërisë. Çmimi iu dha në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York nga Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan. Më pas në Shkurt 2003, kryebashkiaku Rama u ftua për të mbajtur leksione, për vitin 2002-2003, në katedrën e profesorit Robert C. Wood, për Punët Publike dhe Urbane në Universitetin e Massachusetts të Bostonit dhe në Harvard.
Në Dhjetor 2004 organizata jo-fitimprurëse CITYMAYORS, me seli në Londër, përzgjodhi kryebashkiakun Rama, si "Kryebashkiaku i Botës për vitin 2004", në një garë ndërkombëtare që u zhvillua gjatë një viti, bazuar në votat e drejtpërdrejta në internet.
Me humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-ës, Rama u zgjodh nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, kryetar i saj dhe më pas u rizgjodh në këtë funksion në vitin 2007. Kryebashkiaku Rama është shpallur "Hero Europian për vitin 2005” nga revista Time Magazine, një mirënjohje për 37 njerëzit që janë duke ndryshuar botën për mirë. Siç është deklaruar nga vetë ai, me rikandidimin për një mandat të katërt, Rama, synon fitoren e opozitës dhe kalimin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Me një titull “Ëndrra vazhdon”, Rama ka ftuar gjatë fushatës qytetarët e Tiranës që të votojnë tranformimin e mëtejshëm të qytetit dhe ndërtimin e një Tirane europiane.


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: KRYEBASHKIAK RAMA
Postuar nga: nia meba
ikub #:
1105080034