marketkonekt
1 0
0
 

Pagat e reja për të gjitha nivelet e administratës

18 Gsh 11

Rritja e pagave për administratën do të nisë në fillim të shtatorit.

Burimi: ikub.al

MBLEDHJE-E-QEVERISEDepartamenti i Administratës Publike hartoi një javë më parë variantin përfundimtar të pagave për të gjithë strukturën e administratës dhe të enjten vendimi u firmos nga Kryeministri Berisha.Akti u botua dje në Fletoren Zyrtare dhe punonjësit e administratës në fillim të muajit të ardhshëm do ta marrin pagën me ndryshimet e miratuara në Këshillin e Ministrave. Vendimi këtë vit do t’i shtrijë efektet nga 15 korriku. “Efektet financiare të këtij vendimi për vitin 2011 të përballohen nga fondet e politikës së pagave të planifikuara për vitin 2011. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2011”. Në këtë mënyrë, qeveria ka shtyrë me dy javë hyrjen në fuqi të vendimit dhe rritja për muajin korrik do të jetë gjysmë. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, rrogat e mjekëve dhe mësuesve do të rriten me 4-5 për qind, rrogat e ulëta me 6 për qind, rrogat e mesme me 4-5 për qind dhe ato të larta me 3 për qind. Sipas variantit të ri, paga e një punonjësi të administratës përbëhet nga paga e grupit (kategoria 1- 128 500 lekë; kategoria IV – 25 500 lekë); shtesa për vjetërsi pune, e cila është 2 për qind, shtesa për kualifikim, e cila është zero dhe shtesa për pozicion. Në këtë mënyrë, paga e grupit është nga 13 mijë lekë për punonjësit me diplomë të nivelit të dytë, deri në 10 mijë lekë për punonjësit me diplomë të nivelit të parë. Gazeta boton sot tabelën e plotë me të gjitha pozicionet për rreth 50 mijë punonjës të administratës, duke filluar nga zyrat e Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit dhe të gjitha institucionet e varësisë. Nga ndryshimi i pagave, sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, përfitojnë edhe zv.ministrat, strukturë kjo prej nga ku referohen pagat e disa pozicioneve të administratës. Kështu, një zv.ministër deri tani e ka pasur pagën 136 mijë lekë, ndërsa nga 15 korriku do të ketë një pagë prej 138 750 lekësh. Kështu, paga e këshilltarit të Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, të kreut të KQZ-së, shefi i Protokollit të Kryeministrit, drejtori i kabinetit të zv.kryeministrit, drejtori i kabinetit të Avokatit të Popullit janë të barabarta me pagën e zv.ministrit. Sipas këtij vendimi, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, do të ketë një pagë 117 300 lekë, prefektët e 11 qarqeve të tjera do të paguhen me 109 100 lekë.

Bashkangjitur eshte "Struktura e pagave për nëpunësit civilë/nëpunësit"


Struktura e pagave për nëpunësit civilë.docx
Shtypi i dites

Analize



mk








Sondazh
Një pjesë e mirë e kohës kalohet edhe në shoqëri
(Por a do të pranoni edhe një shoqëri me individë gay?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: k.s
ikub #:
 0
1108180006





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan