ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Universitetet, sa pike duhen per te fituar me formularin A3


03 Tet 11

Në Universitetin e Tiranës kanë mbetur në total 178 kuota të paplotësuara,

Burimi:

Mapo

formularA3-pikeDitën e premte të javës së shkuar, universitetet mbyllën regjistrimet e fazës së dytë, ndërkohë që mbi 2 mijë kuota do të jenë në garë për raundin e dytë të pranimeve. Vendet e mbetura bosh nga faza e dytë e regjistrimeve do të kalojnë për raundin e dytë të pranimeve, ku fituesit nuk do të shpallen me spostim liste, por nëpërmjet konkurrimit me Formularin A3. Në Universitetin e Tiranës kanë mbetur në total 178 kuota të paplotësuara, pjesa më e madhe e të cilave i përkasin Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe atij të Shkencave të Natyrës, si dhe filialit të tij në Sarandë. Ndërsa për degët më të preferuara të këtij Universiteti, pranimet janë drejt mbylljes, pasi kanë ngelur nga 2 deri në 10 vende të lira, për të cilat duhet të pritet vendimi i Ministrisë së Arsimit, nëse ato do të jenë pjesë e Formularit A3. Më konkretisht, vendet bosh në Universitetin e Tiranës, sipas fakulteteve janë: Ekonomiku 16, Filologjiku 8, Gjuhët e Huaja 53, Shkencat Sociale 10, Juridiku 2, Mjekësia 3, Infermieria 8, Shkencat e Natyrës 33, Filiali Kukës 8, Filiali Sarandë 37. Ndërkohë që edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës kanë rezultuar përsëri kuota të paplotësuara pas fazës së regjistrimeve përfundimtare. Në fakultetet e këtij universiteti në total janë 224 vende të lira, ndërsa në atë të Arteve dhe Sporteve nuk ka më kuota vakante. Tashmë, pritet që Ministria e Arsimit të zbardhë shpërndarjen e vendeve bosh për të gjitha universitetet e vendit, ndërkohë që MASH ka bërë të ditur se janë 1354 vende të tjera bosh, që nuk janë përzgjedhur nga maturantët gjatë plotësimit të Formularit A2. Këto kuota, sipas MASH, mund të jenë kontingjent për Formularin A3, që do të plotësohet nga maturantët pas regjistrimit përfundimtar të fituesve. Formulari A3 do të shpërndahet në të gjitha drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore, ku mund të tërhiqet nga kandidatët, të plotësohet dhe të dorëzohet i plotësuar në institucionin në të cilin është marrë.


clubfm
Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
A&A Security Survey
Kasafortat tona jane te garantuara me certifikata te cilesise se larte, duke vene ne dispozicion te bleresve, kualitet dhe cilesi absolute.

RIGJALLERONI SHTEPINE TUAJ ME STILIN UNIK TE FATINI DESIGN
OFERTAT ME TE MIRA PER MOBILIME KLASIKE DHE MODERNE I GJENI VETEM NE SHOWROOM-IN TONE

KURSET E TRAJNIMIT ALPHA
Kurse trajnimi Alpha Web, Alpha Platinium Bussines

GW COMPUTERS DYQANI JUAJ I KOMPJUTERAVE
Fokusi i GW Computers eshte cilesia e larte e pajisjeve.

Keni menduar te keni nje apartament prane detit ? “Kompleksi Perla” e ofron kete mundesi per ju...
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).






SONDAZH
Qershori erdhi
(A do te marre Shqiperia statusin e kandidatit per ne BE?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0  2.578 1110030096





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




Spitali Amerikan