Shpallet fituesi i realizimit te logos “100 Vjet Shtet Shqiptar”

29 Dhj 11

Punimi i artistit Zeni Ballazhi ka triumfuar mbi konkurentet e tjere

 
0
0

logi100vjet

Në Konkursin Kombëtar për realizimin e Logos “100 Vjet Shtet Shqiptar” kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur nga Galeria Kombëtare e Arteve më dt.16 Dhjetor 2011 u paraqitën 25 artistë dhe studio grafike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Komisioni i Konkursit përzgjedhës për punimin më të mirë të Logos “100 Vjet Shtet Shqiptar” i përbërë nga Rubens Shima – Kryetar (Drejtor i GKA, Tiranë), Prof. Luan Malltezi – anëtar (Drejtor i MHK, Tiranë), Prof. Gazmend Leka – anëtar (pedagog në Universitetin e Arteve, Tiranë), Ylli Drishti – anëtar (studjues dhe kritik arti, GKA, Tiranë) dhe Ylli Beqiri – anëtar (shef sektori në MTKRS), u mblodh me dt. 28 Dhjetor 2011 dhe pasi shqyrtoi punimet e paraqitura per konkurim nga 25 pjesëmarresit unanimisht, vendosi të shpallë fitues të këtij konkursi  për realizimin e Logos “100 Vjet Shtet Shqiptar” kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, artistin Zeni Ballazhi, Dizajner & Kurator Arti në GA, Prishtinë, Kosovë.
Biografia e artisiti
Zeni Ballazhi ka lindur në Kërçovë (Maqedoni) në vitin 1975. Studimet e Larta i kreu në Akademia e Arteve Vizuale në Tiranë (Shqipëri) gjatë viteve 1993-1998, ndërsa studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Arteve të Prishtinës (Kosovë) në periudhën 1998-2000. Pas studimeve ka kryer kurs specializimi në Artet Vizuale në “Oslo National College of the Arts”, “ONCA” në Norvegji (2000). Ballazhi ka çelur disa disa ekspozita personale (Kërçovë në vitin 1996; Prishtinë në 2000 e 2001) dhe disa kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Gjeorgji, Francë, Japoni, Norvegji, Teksas, Slloveni dhe Greqi. Është kurator i disa ekspozitave të organizuara në Kosovë dhe Rajon (2003 – 2010), gjithashtu ka punuar si drejtor artistik (skenograf) në disa filma e shfaqje (Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Norvegji). Aktualisht punon prej vitit 2001 si dizajner dhe kurator në Galerinë e Arteve të Kosovës.

 


Lajme, kronike, kulture dhe jo vetem, nga Shqiperia dhe rajoni.  Shkarko My ikub - aplikacioni qe i duhet cdo Shqiptari


   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.








Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: LOGO SHTET
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1112290099