ATEM
0 0
4
 

Matura 2012, c'do te permbaje provimi i pare i Letersise

24 Mar 12

Ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit kanë detajuar skemën e pyetjeve që do të përmbajë testi

Burimi: ikub.al

maturLetersiProvimi i Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe do të jetë i pari që do t’u hapë udhë provimeve të maturës për këtë vit. Ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit kanë detajuar skemën e pyetjeve që do të përmbajë testi, së bashku me temat përgatitore që nxënësi duhet të përvetësojnë, për të siguruar kështu të drejtën e vijimit të garës për pranimet në universitetet publike si dhe mbarimin e shkollës së mesme me sukses.
Teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga veprat e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj.  Gjuha shqipe dhe letërsia është provim i detyruar i maturës shtetërore për të gjithë nxënësit që mbarojnë gjimnazin. Për këtë ata do t’i nënshtrohen një testi, në përbërje të të cilit do të jenë njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë gjithë viteve të gjimnazit. Ky test do të zhvillohet mbi bazën e programit orientues,  i cili tashmë është shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e mesme, së bashku me udhëzimet  mbi përgatitjet që duhen bërë për provimin.
Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst  bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë. Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tria nivelet e vështirësisë.
Struktura e testit do të jetë: pjesa e parë: tekst joletrar, që do të ketë 40 për qind të pyetjeve, që kryesisht do t’i takojnë gjuhës shqipe, ndërsa dy pjesët e tjera të teksteve letrare, që do të kenë secila nga 30 për qind të pyetjeve, do të jenë rreth fragmenteve të autorëve të përzgjedhur.
Në udhëzimin e procedurës së zhvillimit të provimeve të maturës 2012 është përcaktuar se provimi do të përmbajë 25 pyetje. Trembëdhjetë pyetjet e para janë me zgjedhje, ku do të rrethohet vetëm shkronja përbri përgjigjes së saktë. Pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të kryer veprimet e nevojshme. Koha e vënë në dispozicion të maturantëve për  zhvillimin e testit është 2 orë e 30 minuta.


Shtypi i dites

Analize











Sondazh
Pas ndeshjes në Serbi dhe huliganizmit të tifozerisë vendase
(Cili mendoni se do të duhet të jetë qëndrimi ynë në ndeshjen e kthimit?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 4
LETERSI
1203240094





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
dona
Para 30 muajsh  
  
7741
+1     
dona
Para 30 muajsh  
  
dua provimet e matures gjuh shqipe.gjuh angleze.dhe matematik
+2     
xhesi
Para 30 muajsh  
  
dua provimet e matures
+2     
nori rca
Para 31 muajsh  
  
dua nje provim parapergatitor ne letersi
+1     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan